Page 159 - Demo
P. 159
TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUT Zhvillimet në mjekësiDigjitalizimi i të dhënave mjekësore ka shënuar një epokë të re të trajtimit të pacientëve. Çdo procedurë që lidhet me një vizitë mjekësore, duke u nisur nga krijimi i dosjes së pacientit, lënia e takimeve te doktori, fatura e vizitës etj., regjistrohet në format elektronik. Kjo përshpejton veprimet me pacientin dhe ul kostot krahasuar me ruajtjen e të dhënave në letër. Pikërisht përpunimi nga ekspertët i këtyre të dhënave, të ruajtura në sisteme Cloud, sjell përfitime të shumta, si p.sh.:• reduktimi i kostove për kujdesin shëndetësor,• parashikimi i epidemive,• përmirësimi i cilësisë së jetesës,• zhvillimi i ilaçeve apo trajtimeve të reja.Telemjekësia është një shkencë, e cila ndërthur mjekësinë me teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit, e cila përdoret për thyerjen e barrierave të distancës mes doktorëve, farmacistëve dhe pacientëve. Ajo gjen zbatim në rastet e urgjencës dhe u vjen në ndihmë personave në vendbanime larg qendrave shëndetësore. Telemjekësia përbëhet nga këto fusha:• Telekëshillimi, që përfshin rastet kur vendosja e diagnozës së sëmundjes dhe këshillimi bëhet përmes një komunikimi mes pacientit dhe mjekut që përdor teknologjinë e informacionit, si p.sh. përmes telefonit apo thirrjeve video.• Telemanipulimi që është manipulimi në distance, ku bëhet e mundur që mjeku të kryejë një ndërhyrje te pacienti nga distanca, duke përdorur elemente robotike dhe të teknologjisë së informacionit. Shembull për këtë kategori do të ishte ndërhyrja kirurgjikale Da Vinci.• Telediagnoza është gjetja e diagnozës dhe kryhet në distancë përmes lidhjeve ndërvepruese. Monitorimi transtelefonik është një pajisje, e cila përdoret për të matur të dhënat jetike të pacientit, si p.sh. numri i rrahjeve të zemrës dhe ia dërgon këto të dhëna mjekut përmes një lidhjeje me internet.• Telemonitorimi kryen zëvendësimin e mjekëve pranë pacientit me një sërë aparatura, të instaluara pranë pacientit, të cilat gjurmojnë, përpunojnë dhe komunikojnë të dhëna shëndetësore të të sëmurit përmes Cloud-it (figura 6). Të dhënat që gjurmohen më shpesh me telemonitorim, të cilat shërbejnë si tregues shëndetësor, janë: tensioni i gjakut, rrahja e zemrës, niveli i sheqerit, pesha e trupit, temperatura e trupit, parametrat e frymëmarrjes. Të gjitha këto aparatura përdorin sensorë elektronikë për matjen e të dhënave.Matje tensioniPacientiSmartphoneInternetbazë të dhënashserver mjekuFig. 6 Diagrami i telemonitorimit157

