Page 16 - Demo
P. 16


                                    TEMA 1 INTERNETIKablloja me fibër optike është e përbërë nga fibra optike të cilat për transmetimin e të dhënave përdorin sinjalin e dritës (fig. 3). Kjo është një teknologji e re, prandaj është mjaft e kushtueshme. Kabllot me fibër optike janë shumë të sigurta përsa i përket transmetimit të të dhënave, pasi nuk ndikohen nga interferencat elektrike dhe magnetike. Të dhënat me shpejtësi të madhe mund të transportohen në distanca të mëdha me më pak dëme në to. Gjerësia e brezit të transmetimit të tij është 10 Gbps. Kanalet jokabllore të komunikimit (wireless)Komunikimet wireless ose pa tel janë një nga mediumet më të rëndësishme të transmetimit të informacionit nga një pajisje në pajisje të tjera. Në këtë teknologji informacioni mund të transmetohet përmes ajrit pa kërkuar kabllo, tela ose përçues të tjerë elektronikë, duke përdorur valë elektromagnetike, si infra të kuqe, radiofrekuencë, satelitore etj. Distancat e përfshira mund të jenë të shkurtra, domethënë pak metra, si në rastin e kontrollit të televizorit nëpërmjet telekomandës, por mund të jenë edhe të gjata, si në rastin e mijëra ose miliona kilometra për komunikimin radio. Ka shumë pajisje të përdorura për komunikim me valë, si celularët, telefonat pa tela, teknologjia Zigbee wireless, GPS, Wi-Fi, televizioni satelitor dhe pjesët kompjuterike pa tel. Në ditët e sotme teknologjia e komunikimit pa tel është përfshirë në një shumëllojshmëri të pajisjeve dhe teknologjive të komunikimit wireless, duke filluar nga telefonat e mençur në kompjutera, tableta, laptopë, teknologjinë Bluetooth e printerat (fig. 4). Më poshtë jepen disa nga kanalet për transmetimin wireless.Valët radio janë përdorur në përgjithësi për distanca të mëdha komunikimi wireless. Sinjalet kalojnë nëpër objekte të dendura, si substancat jometalike. Valët radio janë përdorur në komunikimin radio (AM/FM), komunikimet satelitore, radarët, rrjetet kompjuterike etj. Laptopët pëdorin valët radio për komunikimin me rrjetin lokal kompjuterik. Mikrovalët janë më të përdorurat në mjediset e transmetimit wireless me një përhapje mjaft të gjerë në mbarë botën, sepse mbulojnë distanca të mëdha. Në këtë komunikim të dhënat ose informacionet mund të transferohen në dy metoda: në atë satelitore dhe tokësore. Mikrovalët përdoren nga shumica e radarëve si dhe komunikimi celular. Ky mjet komunikimi është me kosto efektive dhe gjithashtu përdoret gjerësisht në komunikimin celular. Mangësia kryesore e sinjaleve mikrovalë është se ato mund të ndikohen nga kushtet atmosferike, veçanërisht reshjet e shiu.Fig. 3 Kabllo me fibër optikeFig. 4 Zbatime të teknologjisë wirelessTransmetime TV dhe VideoPrinterInternetPajisje inteligjenteSmartphoneLaptopTabletKompiuterMusic PlayerTermostatKamera Kontrolli i ndriçimit të shtëpisë14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20