Page 160 - Demo
P. 160


                                    TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUTDisa nga përfitimet e telemjekësisë janë: kohë më e shkurtër pritjeje për pacientët, qasje më e mirë e zonave rurale në shërbime bazike shëndetësore, administrim më i shpejtë i urgjencave mjekësore, parandalimi i sëmundjeve apo atakeve kardiake, efikasitet i stafit mjekësor dhe rrjedhimisht kursime, pasi punën e mjekëve shtëse e kryejnë aparaturat.Kirurgjia në distancë (telekirurgjia) është aftësia e një mjeku kirurg që të kryejë operacion kirurgjikal te një pacient, pa qenë nevoja që ata të ndodhen në të njëjtin ambient fizik. Fushat që ndërthuren në këtë rast janë: robotika, teknologjia e komunikimit dhe sistemet e administrimit të informacionit. Sidoqoftë, nevojitet trajnimi i stafit për përdorimin e pajisjes robotike. Po ashtu, në sallën e operacionit duhet të jetë gjithmonë i pranishëm një person, që asiston dhe ndërhyn në raste të mosfunksionimit të mirë të robotit ose ndërprerjeve të linjës së komunikimit.Bioteknologjia dhe bioinformatika. Çdo aplikim teknologjik që përdoret në organizmat e gjalla, me qëllim për t’i modifikuar ato, quhet bioteknologji. Ndërsa bioinformatika është ndërthurje mes biologjisë molekulare, gjenetikës, matematikës, informatikës dhe statistikës (figura 7). Teknologjia e informacionit po luan gjithnjë e më shumë një rol kyç në këto shkenca modern, që kanë për qëllim një shëndet më të mirë për njeriun, mjedisin apo çdo disiplinë që ka lidhje me njeriun. Vaksinat nuk do të ishte e mundur të prodhoheshin pa teknikat teknologjike zbatuar mbi ADN-në. Shumë sëmundje të vështira po parandalohen, trajtohen dhe kurohen përmes teknikave të reja të eksperimentuara nga kërkuesit shkencorë të këtyre 2 fushave. Shkencëtarët deklarojnë se e ardhmja e shëndetit i përket bioteknologjisë.1. Çfarë janë chatbot-et? Përmend chatbot-et më të njohura në botën e celularëve të zgjuar.2. Cilat janë përfitimet që vijnë nga përdorimi i telemonitorimit?3. Smart classroom-et (klasat e zgjuara) janë koncepte që përdoret për përfshirjen e metodave ndërvepruese të nxënësit (studentit) të një klase gjatë një ore mësimore duke përdorur teknologjinë. Hulumto në internet dhe trego se cilat janë disa nga llojet e pajisjeve të teknologjisë së informacionit që përdoren në klasat e zgjuara. Përmend disa lojëra ose mjete zbavitëse që bazohen në internet dhe teknologji informacioni, të cilat i ke përdorur vetë apo dëgjuar nga të tjerë.4. Të ndahet klasa në 3 grupe. Secili grup duhet të gjejë në internet disa aplikime të fushës, përkatësisht: të bioteknologjisë, bioinformatikës dhe inxhinierisë gjenetike. Cili është roli i teknologjisë në aplikimin e gjetur? Çfarë pajisjesh përdoren?Fig. 7 Bioteknologjia dhe bioinformatika158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164