Page 161 - Demo
P. 161
Nxënësi/ja:2.1 IVRevolucioni industrial, i cili i ka fillesat në shekullin 18-të, ishte një periudhë në histori që përcaktoi tranzicionin nga prodhimi manual në prodhimin përmes makinerive. Në atë kohë, shumë vende pune u zhdukën dhe ato u zëvendësuan nga të tjera lloje punësh, që u krijuan duke iu përshtatur zhvillimeve të industrisë. Studiuesit mendojnë se diçka e ngjashme po ndodh në ditët e sotme, kur revolucioni i teknologjisë së informacionit i përbërë nga inteligjenca artificiale dhe interneti, po zëvëndëson punën e njerëzve me punën e kompjuterave ose robotëve. Aktivitet:Kujdesi ndaj përdorimit të teknologjisë informative nga njeriu analizon ndikimin e pajisjeve të teknologjisë informative te njeriu.Përveç të mirave që na ofron teknologjia e informacionit, bashkë me të vijnë edhe ndikime negative. Në këtë mësim do të njihemi me disa nga këto efekte në fushat kryesore të përmendura në mësimin e kaluar dhe si mund t’i minimizojmë ato. Biznesi dhe blerjet onlineRuajtja e privatësisë dhe siguria e të dhënave. Sa më i ekspozuar të jetë një biznes në Cloud, aq më i pasigurtë është ai ndaj sulmeve apo humbjes së të dhënave.Zhdukja e profesioneve dhe zëvendësimi i tyre nga robotët. Shumë llogaritje financiare që kryheshin nga ekonomistët, sot bëhen nga programet. Kjo ka shkurtuar numrin e vendeve të punës për ta dhe po bëhet profesion në zhdukje. Robotët po shërbejnë ushqimin në spitale, azile ose po shërbejnë si kamarier në lokale. Kështu s’do të jetë më e nevojshme që spitali apo lokali të punësojë kamarierë njerëz që kryejnë këto detyra.Artikuj të skaduar apo jo origjinalë. Në ankandet online ndodh që objekti në shitje të mos jetë original dhe kjo kuptohet vetëm pasi ai mbërrin në shtëpi.Duke iu referuar faqes së internetit www.willrobotstakemyjob.com, e cila shfaq përqindjen e mundësive që një profesion i kërkuar nga përdoruesi të zhduket për shkak të teknologjisë informative, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme: • Cilat janë punët me rrezikun më të lartë për t’u zëvendësuar nga robotët? • Cilat janë llojet e profesioneve me më pak rrezik zëvendësimi?• Provoni të kërkoni për një profesion që ju dëshironi të ndiqni në të ardhmen. Sa është përqindja e mundësisë për t’u zhdukur si lloj pune?• Diskutoni mbi përparësitë dhe problematikat që mund të sjellë revolucioni teknologjik.10.2159

