Page 162 - Demo
P. 162


                                    TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUTVjedhja e llogarisë së kreditit. Një nga çështjet që shqetëson blerjen online është mashtrimi elektronik. Kjo bëhet e mundur pasi të dhënat e përdoruesit të kartës vidhen dhe përdoren nga palë të paautorizuara. Për këtë sugjerohet përdorimi i faqeve web të mirënjohura për blerje online, si PayPal, Amazon, Ebay etj. Një nga format se si PayPal-i sigurohet të ofrojë shërbim thuajse 100% të sigurtë nga mashtrimet elektronike është duke paguar “hackers-a të mirë” (ose njohur ndryshe me kapele të bardhë), që të thyejnë systemin e tyre, me qëllim që të gjejnë pikat e dobëta të tij dhe t’i sistemojnë ato. Një nga elementët më të fundit të sigurisë elektronike është zbatuar në Suedi. Mijëra suedezë po bëjnë një ndërhyrje pranë kyçit të dorës për futjen e një qarku elektronik (microchip) nën lëkurë dhe si rrjedhim do të mund të heqin nga dora të gjitha kartat elektronike. Mikroçipi do të kryejë çdo veprim elektronik me qëllim autentifikimi, pa pasur mundësi që të vidhet, pasi ndodhet nën lëkurë. ShoqëriaIzolimi. Njerëzit sot po shpenzojnë shumë kohë në rrjete sociale ose lojëra në internet, duke krijuar varësi dhe duke u larguar nga realiteti social ku jetojnë. Kjo sjell izolim, sjellje antishoqërore, humbje ekuilibrash mes prioriteteve dhe argëtimit etj. Të njëjtat dukuri po ndodhin edhe brenda familjes. Megjithëse familjarët mund të jenë bashkë, ata nuk kanë vëmendje ndaj njëri-tjetrit dhe janë pak ndërveprues. Studiuesit thonë se përdorimi i tepruar i mjeteve të teknologjisë së informacionit apo të qëndruarit për kohë të gjatë në internet (kryerja e punës nga shtëpia deri në orare të vona), po bëhet gjithnjë e më shpesh shkak divorci në familje. Lojërat e dhunshme online, po ashtu, ulin empatinë dhe rrisin karakter më të dhunshëm te personat që i përdorin ato. Depresioni i papunësisë. Qindra mijëra vende pune pritet që të shkurtohen nga prania e robotëve apo programeve kompjuterike në dekadën vijuese. Me shifra kjo do të përkthehej në miliona familje të prekura nga papunësia. Kjo shoqërohet me më pak të ardhura si dhe çdo pasojë tjetër negative që shoqërohet me të. Shumë organizata në mbrojtje të punonjësve janë duke shtyrë shtetin të ndërmarrë masa për kujdesin ndaj personave, që e humbasin punën për shkak të teknologjisë. EdukimiVarësi e tepruar nga teknologjia e informacionit. Studentët nuk i kushtojnë më kohë zgjidhjes së ekuacioneve apo temave kërkimore. Në shumicën e rasteve ata bëjnë një kërkim në Google apo një llogaritje në makinë llogaritëse dhe çfarë mund të ndodhë është që të harrojnë fare tabelën e shumëzimit nga mospërdorimi i mendjes. Të njëjtët studentë s’do të dinin si të bënin kërkim në një librari ose të bëjnë llogari me laps e letër. Publikimi me cilësi të dobët online. Shumë publikues në internet (gazetarë, autorë revistash etj.) shfaqin përmbajtje të caktuara të nxitur vetëm nga qëllime monetare. Kësisoj bëhet kompromisi që publikimet të shfaqen edhe me nivel të ulët, jo të sakta, jo të vërteta apo jo të detajuara mjaftueshëm për lexuesit/dëgjuesit/shikuesit.160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166