Page 163 - Demo
P. 163
TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUT ShëndetiDëmtimi i syve. Okulistët pohojnë se orët e tejzgjatura apo të vazhdueshme të përdorimit të pajisjeve teknologjike sjellin probleme te sytë, madje deri në pikën ku mund të dëmtohet retina apo shfaqet e ashtuquajtura sindroma “Computer Vision”. Kur qëndrojmë para ekraneve, sytë mbyllen e hapen më rrallë (pulpitje), kështu që sytë thahen dhe djegin si pasojë e mungesës së lëngut të syrit. Okulistët rekomandojnë një pushim të shkurtër periodik nga leximi apo shikimi në pajisjet, si celular, laptop, televizor etj. Sa më i vogël ekrani i pajisjes, aq më të shpeshta duhet të jenë këto pushime. Po ashtu, këndi i shikimit të tyre duhet të jetë i tillë që ta sforcojë sa më pak syrin. Lodhja e syve shpesh shoqërohet me simptoma bezdisëse, si skuqje e syve, dhimbje koke etj.Qëndrimi i gjatë dhe i detyruar. Kjo sjell probleme në shtyllën kurrizore, muskuj që nuk stërviten, ulje të qarkullimit të gjakut, obezitet etj. Përdorimi i rregullt i pajisjeve teknologjike duhet shoqëruar me një stil jetese, ku duhen përfshirë ecje, ushtrime, shplodhje periodike dhe kontakt me njerëzit dhe natyrën.Çrregullime të gjumit dhe shpërqëndrim. Drita blu e pajisjeve të teknologjisë së informacionit është provuar se frenon prodhimin e melatoninës, një element bazik për gjumë cilësor e të thellë. Kështu, rekomandohet që çdo objekt që lëshon dritën blu (laptop, celular etj.) duhet të fiket ose të mbahet sa më larg dhomës së gjumit.Rrezatime elektromagnetike (Electromagnetic Field-EMF). Të gjitha pajisjet që përdorin teknologjinë wifi (wireless) për të funksionuar lëshojnë rrezatim EMF. Megjithëse nuk ka ende përfundime apo deklarata zyrtare për vetë faktin se koha e përdorimit të wifi-it është relativisht e shkurtër, disa studime tregojnë se këto rrezatime mund të jenë të dëmshme për organizmin e njeriut (shqetësime në funksionimin e trurit e shumë të tjera). Ekspozimi 24/7 ndaj EMF-së, si dhe fakti që EMF-ja i depërton muret dhe ndikohemi jo vetem nga router-i personal, por dhe nga router-at e instaluar përreth nesh, janë disa nga faktorët që na nxisin të tregojmë kujdes ndaj kësaj teknologjie te re. Rekomandohet që të reduktohet koha e ekspozimit si dhe t’i qëndrojmë sa më larg pajisjeve që funksionojnë bazuar në wifi. Kështu mund të ulet intensiteti i rrezatimit. MjedisiNdotja e mjedisit. Teknologjia ndikon negativisht në cilësinë e ajrit (fabrikat që prodhojnë energjinë që iu duhet pajisjeve të punojnë apo të prodhohen), ujit (lëndët që gjenerohen nga prodhimi i tyre hidhen nëpër lumenj në mënyrë të papërgjegjshme). Ajo gjithashtu lëshon nxehtësi dhe zhurma. 161

