Page 164 - Demo
P. 164
TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUTVolum i lartë mbetjesh nga pajisjet elektronike. Njohur ndryshe edhe si “e-waste” (mbetje elektronike), ajo ka të bëjë me hedhjen e pajisjeve që dalin nga përdorimi apo nga moda. Duke u zhvilluar me hapa të shpejta, shumëkush dëshiron të ketë pajisjen më të fundit teknologjike në treg, duke krijuar kështu një mal pajisjesh elektronike të përdorura, që hidhen dhe nuk ripërdoren apo nuk neutralizohen dot. Këto përbëjnë një sfidë për ambjentin, për shkak të lëndëve jo të përthithshme nga natyra ose dëmtuese, si bateria, lëndët e ngurta etj. Llogaritet se çdo vit prodhohet rreth 50 milion ton mbetje pajisjesh elektronike. Kështu, sa herë keni për të hedhur një pasjisje, duhet të siguroheni se po e trajtoni rastin në formë të përshtatshme që nuk dëmton ambjentin. Pse jo, a mund të diskutoni ju ide se si të menaxhohet ky problem?Çrregullimi ekologjik. Shfarosja e zonave të gjera me pyje (apo çdo ambient tjetër natyror) për të ndërtuar aty fabrika që prodhojnë pajisje teknologjike, sjell një dëm ekologjik për gjithë bimët e kafshët që jetonin aty. Gjithashtu aty krijohen edhe rreziqe shëndetësore nga lëndët toksike të përdorura për prodhimin e pajisjeve elektronike.1. Ndahu në klasë në dy grupe dhe njëri nga grupet të kërkojë dhe parashtrojë argumenta pro papunësisë për shkak të zhvillimit teknologjik dhe grupi tjetër të parashtrojë argumentat kundër. Cilat janë disa nga mënyrat që propozohen për të reduktuar pasojat negative dhe për të bashkëjetuar me papunësinë për shkak të zhvillimit të teknologjisë së informacionit?2. Kërko në internet për të metat që mund të hasen gjatë përdorimit të sistemit kirurgjikal Da Vinçi, përmendur në mësimin e kaluar.3. Cilat janë disa nga mënyrat për të reduktuar pasojat negative të sinjaleve wifi në ambientin përreth?4. Çfarë është “e-waste”? Kërko në internet për masat që ndërmerren për eliminimin e saj.5. Kërko në internet për marrëveshjen e Parisit për ngrohjen globale. Cili është synimi? Ç’lidhje ka ajo me teknologjinë e informacionit?Konsumi i lartë i energjisë nga gjithë kompjuterat dhe serverat në botë. Për t’u ushqyer me energji, duhet siguruar tonelata me lëndë djegëse, të cilat digjen dhe shpërndajnë në ambient gaze të dëmshme. Si rezultat i konsumit të lartë të lëndëve që përdoren për prodhimin apo mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike, rrezikohet se mund të ndodhemi para dukurisë së shterimit të burimeve. Ndaj po synohet përherë e më shumë që pajisjet teknologjike të karikohen me energji të pashtershme dhe të pastër si ajo diellore, e erës etj. Gjithashtu, një efekt tjetër anësor është ngrohja globale, për të cilën po bëhen shumë kërkime dhe politika sigurie. Pavarësisht efekteve anësore të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, krahasime të shumta tregojnë se ndikimi i kompjuterit është më shumë pozitiv sesa negativ. Mjafton vetëm të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë në përdorimin e tyre.162

