Page 165 - Demo
P. 165
Nxënësi/ja:2.1 IVE-health-i është një koncept që i referohet përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për kujdesin shëndetësor të popullatës. Këtu përfshihen si programet ashtu edhe pajisjet fizike mjekësore. Përmendni disa programme, që i shërbejnë njerëzve në kujdesin ndaj shëndetit të tyre, duke kërkuar në Play Store ose AppStore në celularin tuaj ose me anë të një kërkimi në Google.Aktivitet:Teknologjia dhe shëndeti i njeriut identifikon disa nga pajisjet teknologjike që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.Teknologjia e informacionit është ngushtësisht e lidhur me kujdesin ndaj shëndetit, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e tij. Qëllimi parësor është sigurimi i qasjes në shërbime shëndetësore nga qytetarët në çdo kohë dhe nga çdo vend. Pikërisht e-health-i e mundëson këtë, veçanërisht duke u përqëndruar në territoret që nuk mbulohen nga mjekët. Një shembull se si arrihet kjo është teleradiologjia. Imazhet e përftuara nga pajisjet transmetohen atje ku ndodhet një radiolog. Një formë tjetër e përdorimit të e-health-it është edukimi i palëve: pacientë dhe mjekë. Ka faqe web-i, që janë ndërtuar vetëm për qëllime informimi apo mbështetjeje ndaj pacientëve që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Kjo përdoret për qëllime kryesisht parandaluese të sëmundjeve.E-health-i haset në këto fusha:• Të dhënat elektronike të shëndetit (Electronic Health Records). Këto përfshijnë të dhëna si: ditëlindja, historiku mjekësor, alergjitë ndaj medikamenteve, lista e vaksinimeve, mosha, pesha, rezultate të testeve laboratorike apo imazhet radiologjike, të dhënat mbi faturimin e vizitave të mëparshme etj. • Telemjekësia. Ajo përbëhet nga 3 faza:1. Grumbullimi i të dhënave mjekësore.2. Ruajtja e të dhënave.3. Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e të dhënave të pacientit.• Sistemet informatike për shëndetin. Nënkupton çdo program që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të pacientit me mjekun ose edhe thjesht informimin e pacientit për sëmundjen e tij apo informimin e një personi jo të sëmurë me njohuri parandaluese.Fig. 1 Mbledhja e të dhënave elektronike të shëndetit10.3163

