Page 166 - Demo
P. 166
TEMA 10 NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN E NJERIUT• mHealth (njohur dhe si mobile health) i referohet praktikave mjekësore të mbështetura nga pajisjet e lëvizshme, si telefonat celularë, tabletat, PDA-të. Aplikimet e mHealth-it përfshijnë: edukimin dhe ndërgjegjësimin, gjurmimin e periudhave epidemike, mbledhjen e të dhënave nga distanca të largëta, telemjekësinë, monitorimin në distancë etj.• Të dhënat masive (Big data). Të dhënat e përftuara nga pacientët përbëjnë një sasi aq të madhe informacioni sa kërkon një trajtim të veçantë si nga ana e infrastrukturës ashtu edhe nga ana e përpunimit të tyre me software. Kështu, ato ruhen në Cloud dhe përdoren algoritma të fundit të përpunimit të të dhënave me qëllim nxjerrjen e statistikave, konkluzioneve domethënëse, marrjen e masave, kur vihet re një epidemi etj. Një shembull tjetër se si funksionon algoritmi mbi të dhënat, është realizimi i një thirrjeje telefonike automatike mjekut, atëherë kur pacienti ka nivel parametrash jashtë normave të lejuara.1. Listo disa nga përparësitë e përdorimit të e-health-it për njeriun.2. Çfarë është mHealth-i? Cilat janë qëllimet dhe përse përdoret?3. Ilustro me një skemë mënyrën se si bëhet transmetimi i të dhënave të mëdha mjekësore nga pacienti te mjeku.4. Në shumë universitete ofrohen programe studimi për Teknologji Mjekësore (Medical Technology). Bëj një kërkim se çfarë studiohet aty dhe gjej disa të dhëna statistikore mbi tregun e punës që ka kjo degë. Pajisjet elektronike mjekësoreNjë pajisje mjekësore është çdo instrument, aparat, program ose material, që ka për qëllim të përdoret specifikisht për gjetjen e diagnozave dhe/ose trajtimin e sëmundjes. Çdo pajisje mjekësore duhet të kalojë kontrollet e nevojshme për saktësinë që siguron në mënyrë që të marrë certifikimin për përdorim.Disa nga pajisjet që përdoren shpesh në telemjekësi janë:• Matës tensioni që komunikon me një celular të zgjuar me anë të bluetooth (fig. 2). • Matës i rrahjeve të zemrës dhe tensionit, lidhur në kyçin e dorës (fig. 3).• EKG (Elektro-kardiograma) realizon leximin e rrahjeve të zemrës dhe i shfaq ato në formë grafiku në varësi të kohës (fig. 4).• Skaner. Një pajisje që funksionon bazuar në teknologjinë 3-dimensionale me rreze X për të përftuar imazhe të kompjuterizuara (digjitale) të trupit. Kjo pajisje përdor përpunimin kompjuterik për të krijuar një pamje të indeve, kockave ose enëve të gjakut. Shembuj të skanerit janë CT skaner (Computer Tomography), MRI skaner (Magnetic Resonance Imaging).• Lazeri (fig. 5) përdoret për ndërhyrje të imta apo delicate, si p.sh. në sy, lëkurë etj. Kombinuar me sistemin Da Vinçi përbën një mënyrë tepër eficente për trajtimin në distancë.Fig. 2 Matës tensioniFig. 3 Matës i rrahjeve të zemrësFig. 4 EKGFig. 5 Skaner164

