Page 167 - Demo
P. 167
2.1 IV1. Shfletoni portalet e punës në qytetin tuaj dhe identifikoni pozicionet e punës për ndërmarrje të caktuara. Përgatitni një plan të vizitës në ndërmarrje bashkë me shokët dhe shoqet e klasës.2. Vizitoni me shoqet/shokët e klasës ndërmarrjen, që ka shpallur të hapura pozicionet e punës dhe diskutoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore, për:• të kuptuar detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara për pozicionin e shpallur;• formën e aplikimit;• mënyrën e intervistimit;• formën e përzgjedhjes së kandidatit/es më të suksesshëm/me.3. Kuptoni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore se cilat janë kriteret e përzgjedhjes së kandidatit/es më të suksesshëm/me. • A ka ndarje të pikëve për përzgjedhjen në këto kritere? • Nëse po, cilat janë ato?4. Kërkoni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dokumentin që përmban kodin e veshjes për stafin e ndërmarrjes.• A është i detyrueshën kodi i veshjes në ndërmarrje apo ka hapësira për t’u anashkaluar?• A dallon kodi i veshjes për meshkujt dhe për femrat?• Cilat janë karakteristikat themelore të secilës veshjeje?5. Pas vizitës në ndërmarrje diskutoni në klasë për:• ecurinë e takimit krahas planifikimit të takimit;• nëse do të ishit ju kandidati/ja që aplikon për këtë pozitë, pse mendoni se do të duhej që ndërmarrja t’ju përzgjidhte ju;• cila është përshtypja juaj për kodin e veshjes në ndërmarrje;• cilat mendoni se janë veshjet që nuk duhet të vishen në ndërmarrje.6. Cilat janë disa nga masat që duhen ndërmarrë për një reduktim të ndikimit negativ të pajisjeve elektronike në shëndet.7. E vërtetë apo e gabuar? Saktëso fjalinë nëse ajo është e gabuar.• Sistemi kirurgjikal Da Vinçi është një sistem Cloud për ruajtjen e të dhënave mjekësore.• Klasat e zgjuara nënkuptojnë klasat e pajisura me pajisje të teknologjisë së informacionit për të rritur ndërveprimin me nxënësit.• Bioinformatika është shkenca që ndërthur informatikën me fizikën.• Zëvendësimi i njeriut me robotë në disa profesione ka sjellë të mira dhe probleme.• Teknologjia e informacionit nuk ka lidhje me ngrohjen globale.8. Cilat janë përparësitë e përdorimit të telemjekësisë?9. Përmend ndikimet pozitive dhe negative që ka sjellë teknologjia në edukim dhe shëndetësi.10. Çfarë është e-Health dhe m-Health? Cila është diferenca mes tyre?PërsëritjeIV10.4165

