Page 17 - Demo
P. 17


                                    TEMA 1 INTERNETIRrezet infra të kuqe janë një nga format më primitive të komunikimit jokabllor dhe bazohen në rrezatimin elektromagnetik. Parimisht ky lloj transmetimi është më i përshtatshëm për distanca të vogla komunikimi p.sh. televizori dhe telekomanda lidhen me njëri-tjetrin duke përdorur rrezet infra të kuqe (fig. 5).Wi-Fi është një komunikim pa tel, që përdoret nga pajisje të ndryshme elektronike, si telefonat e mençur, laptopët etj. për t’u lidhur në rrjet, ku një router punon si qendër komunikimi me valë. Këto rrjete lejojnë përdoruesit të lidhen vetëm në afërsi të një router-i. Ato duhet të mbrohen me fjalëkalime për qëllime të sigurisë.1. Përgjigju pyetjeve:a. Cilat janë llojet e kanaleve të transmetimit? Trego përparësitë dhe mangësitë për secilin. b. Cilat janë llojet e kanaleve të transmetimit të pajisjeve teknlogjike që ke në shtëpi?c. Si shfrytëzohen radiovalët në rrjetet kompjuterike?2. Rrjetet komunikojnë me njëri-tjetrin duke zbatuar disa rregulla standarde të shkëmbimit të të dhënave, që quhen protokolle. Hulumto në internet mbi standardet e vendosura nga IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers) për komunikimin në rrjete.Bluetooth-i përdor teknologjinë e valëve radio, e cila nuk është shumë e shtrenjtë dhe ka konsum të ulët të energjisë. Ai është një tjetër mjet komunikimi jokabllor, që vepron në distanca të vogla. Ai ka një shtrirje nga 3 m deri 100 m, në varësi të lidhjes së pajisjeve. Këto pajisje mund të jenë telefon celular, kompjuter personal, laptop, kamera digjitale etj. Nëpërmjet teknologjisë Bluetooth aktivizohen një sërë pajisjesh dhe mund të lidhen me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë duke formuar kështu një rrjet të vogël, si në figurën 6. Pajisje të tjera që përdorin teknologjinë bluetooth janë: kufjet, pajisjet e dorës, tastiera dhe mausi pa tel etj. Fig. 5 Pajisje që përdorin rrezet infra të kuqePajisje që përdorin rrezet infra të kuqeFig. 6 Pajisje që përdorin teknologjinë bluetooth15
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21