Page 18 - Demo
P. 18
Nxënësi/ja:IInternetiFjala internet vjen nga gjuha angleze dhe pikërisht nga togfjalëshi Interconnected Networks, të cilën ndryshe do ta përkufizonim si “Rrjetet e ndërlidhura” ose “Rrjeti i rrjeteve”. Këto rrjete komunikojnë me njëri - tjetrin duke zbatuar disa rregulla standarde të shkëmbimit të të dhënave, që quhen protokolle. Janë pikërisht protokollet që lejojnë dhe sigurojnë, që shumë kompjuterë dhe shumë rrjete të komunikojnë së bashku. Shembulli më i mirë i këtij komunikimi midis rrjetesh është interneti, i cili lidh miliona kompjuterë në gjithë botën duke u bërë edhe rrjeti më i madh kompjuterik në botë. Ai është një rrjet i të gjitha rrjeteve, ku mund të shkëmbehet informacion lirisht. Për përdoruesit e internetit nuk ka rëndësi se çfarë pajisjesh përdorin (PC, laptop, smartphone apo të tjerë). Ato mund të lidhen në internet nga çdo vend në botë. Struktura e internetitShumë rrjete lidhen nëpërmjet internetit dhe shkëmbejnë lirisht informacion midis tyre. Lidhja mes tyre bëhet në mënyrë hierarkike, nëpërmjet pajisjeve specifike, si switch dhe router, të cilat së bashku me serverat dhe workstation - at përbëjnë atë që quhet shtylla e internetit (Backbone). Në figurën 2 është dhënë struktura më e detajuar e internetit për shembullin e aktivitetit. Në këtë figurë tregohen dy kompjuterë, ku njëri i përket një kompanie që ndodhet në Kosovë dhe kompjuteri tjetër i përket një kompanie që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të mëson mbi lindjen dhe zhvillimin e internetit; njeh mënyrën e komunikimit të kompjuterëve në internet dhe lidhjet mes tyre.Pamë që në një rrjet pajisjet mund të shkëmbejnë të dhënat e tyre me njëra-tjetrën. Por çfarë ndodh nëse një pajisje e një rrjeti kompjuterik që ndodhet në Kosovë, kërkon të komunikojë me një pajisje të një rrjeti tjetër kompjuterik, p.sh. në Amerikë (fig. 1)? Që të realizoheshin këto komunikime, u mendua të bëhej një lidhje mes rrjeteve të shumta komjuterike. Kjo çoi në krijimin e një koncepti të ri: atë të internetit. Me njohuritë që keni a mund të jepni një përkufizim për internetin?Aktivitet:Fig. 1Fig. 2 Struktura e internetitNju -Jork KosovëShtylla e internetitRuter ISPRuter RuterKompjuteri i kompanisë në Amerikë Kompjuteri i kompanisë në KosovëRuter ISP1.516

