Page 19 - Demo
P. 19


                                    TEMA 1 INTERNETIAmerikës. Për të realizuar lidhjen ndërmjet tyre informacioni, fillimisht, kalon nga kompjuteri te router-i i kompanisë, i cili e transmeton në router - at e niveleve më të larta dhe këta të fundit në Backbone-in e internetit.  Historiku i internetit Fillimisht interneti lidhi rrjetet kompjuterike ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ai shtrihet në të gjithë botën dhe ka një larmi faqesh: qeveritare, kërkuese, edukative, tregtare etj. Shërbimet e ofruara nga interneti kanë rritur numrin e përdoruesve dhe zgjerimin e tij në një publik të gjerë. Gjithsesi, rrjeti vazhdon të rritet çdo ditë. Sot internetin e shfrytëzojnë miliarda njerëz nga e gjithë bota, por me përdorimin e teknologjisë pa tela numri i konsumatorëve rritet çdo ditë.VITI NGJARJET1960 U zbatuan projekte të ndryshme hulumtuese të rrjeteve kompjuterike, duke përfshirë ARPANET, rrjetin e parë të financuar nga Agjencia e Projekteve Hulumtuese të Avancuara të Departamentit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është pikërisht ky i fundit që çoi në lindjen e internetit në vitin 1969.1970 Rrjeti u zgjerua për të përfshirë më tej qendrat e Departamentit të Mbrojtjes, universitetet dhe qendrat kërkimore amerikane.1980 Familja e protokolleve të internetit u finalizua dhe u zbatua topologja e rrjetit që ne njohim sot.1990 Liberalizimi thuajse i përgjithshëm me të cilat u përballën operatorët e telekomit, hapi rrugën për të realizuar lidhje me internet për të gjithë ata që dëshironin t’i bashkangjiteshin rrjetit. U futën shërbime dhe protokolle të reja si World Wide Web (WWW), i cili u bë shërbimi më i shfrytëzuar i internetit.2000 Interneti është kudo dhe i hapur për gjithë publikun. Produkte multimediale si videot, tingujt dhe imazhet 3D janë integruar në të duke ofruar shërbime të ndryshme. Tabelë: Ngjarjet kryesore që çuan në revolucionarizmin e internetit1. Çfarë është interneti dhe pse lindi një koncept i tillë?2. Gjej alternativën e saktë:a) Interneti është një  kompjuter shumë i madh  rrjet i rrjeteve  një rrjet shumë i madhb) Si realizohet komunikimi midis rrjeteve në internet? Nëpërmjet një administratori.  Nëpërmjet protokolleve. Nëpërmjet një programi. c) Interneti është krijuar në vitin  1969  1979 198917
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23