Page 20 - Demo
P. 20


                                    Nxënësi/ja:ILidhja me internetin mëson mënyrën e komunikimit të kompjuterave në internet dhe lidhjet mes tyre; njeh format e lidhjes me internetinNë figurë jepet një skemë e thjeshtë e mënyrës sesi lidhet kompjuteri me internetin. A mund ta shpjegoni skemën? Po nëse në vend të kompjuterit kemi laptop ose celular, si do të ishte lidhja me internetin?Diskutoni në klasë për mënyrat e lidhjes në internet.Aktivitet: Çfarë na duhet për t’u lidhur me internetin?Për t’u lidhur me internetin duhet:1. një kompjuter, 2. një shfletues web (web browser),3. një linjë telefonike fikse,4. një pajisje modem/router, 5. një abonim te furnizuesit e internetit (Internet Service Provider-ISP). Në ditët e sotme, përveç kompjuterit përdoren shumë edhe telefonat smartphone, të cilët gjithashtu mundësojnë lidhjen me internetin. Theksojmë që në rastin e përdorimit të kësaj teknologjie pikat 1 dhe 3 nuk qëndrojnë më dhe ne nuk kemi arsye të kemi një linjë telefonike fikse dhe modem, por përdorim të gjitha përparësitë që pajisjet smartphone kanë së bashku me rrjetin e telefonisë mobile (këtë rrjet e administrojnë në Kosovë kompani si PTK, IPKO). Web Browser-at janë programe që instalohen në kompjuter dhe që shërbejnë për të pasur qasje në faqet web dhe skedarët përkatës. Në figurën 2 paraqiten navigatorët: Google Chrome, Internet Explorer, Mozilla Firefox që janë ikonat e navigatorëve web më të përhapura.  Internet Service Providers (ISPs)Ofruesit e shërbimit të internetit (ISP) janë kompani që ofrojnë qasjen në internet të një kompjuteri apo rrjeti kompjuterësh kundrejt një pagese. ISP - ja përcakton adresën IP të klientit dhe i jep atij një emër përdoruesi (username) dhe fjalëkalim (password) si dhe siguron një mënyrë qasjeje në internet. ISP - ja e një niveli lokal lidhet me ISP- në e rendit më të lartë të nivelit rajonal dhe global. Shumica e ISP - ve ofrojnë të njëjtën paketë bazë të qasjes në internet, adresave të postës elektronike dhe hapësirës së internetit, sipas kostos së shërbimit dhe rendit të saj.Fig. 1Fig. 2 Shembuj të shfletuesve web1.6ISP InternetShfletues uebLinjë telefoni Router/modem Ofrues i shërbimit tëinternetit18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24