Page 21 - Demo
P. 21
TEMA 1 INTERNETI Format e lidhjes me internetinNjë lidhje e bërë në internet do të jetë ose analoge ose digjitale. Është e rëndësishme të njihni dallimin në mes tyre dhe teknologjive që ato përdorin. Lidhja analogeDial - up siguron qasje në internet nëpërmjet rrjetit telefonik publik. Rrjeti telefonik krijon një lidhje me Ofruesin e Shërbimeve të Internetit (ISP), duke lehtësuar kështu qasjen në internet nëpërmjet linjës telefonike. Kompjuteri ose router - i i klientit lidhet me një modem, i cili deshifron dhe kodifikon paketat që transmetohen nëpërmjet sinjaleve audio. Në lidhjen Dialup thirrjet telefonike nuk mund të bëhen gjatë kohës kur jeni të lidhur në internet.Diagrami i mëposhtëm (fig. 3) tregon qasjen në internet duke përdorur modemin. Lidhja digjitaleRrjeti Digjital i Shërbimeve të Integruara, (Integrated Services Digital Network - ISDN), është një teknologji telekomunikimi që mundëson transmetimin e të dhënave digjitale në vend të sinjaleve analoge nëpërmjet linjave telefonike standarde. ISDN-ja ishte një shërbim i internetit që u ofrua nga shumë ISP në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 si një alternativë më e shpejtë për qasjen në internet krahasuar me lidhjen Dial-up. Një linjë telefonike ISDN mund të sigurojë shpejtësi lidhëse deri në 64 Kbps (një kanal) ose 128 Kbps (dy kanale), duke përdorur një përshtatës terminal shpesh të referuar si një modem ISDN. Përshtatësi i terminalit heq nevojën për të kthyer sinjale digjitale në sinjale analoge para se t’i dërgohen linjës telefonike, gjë që rezulton në një lidhje më të besueshme në internet. Shembuj zbatimi të teknologjisë ISDN janë call center-at, internet access-et, videokonferencat.Linjë digjitale nënshkruese (DSL Digital Subscriber Line) është një formë e lidhjes me brez të gjerë (broadband), i përdorur për të transferuar sinjale digjitale mbi linjat telefonike standarde. Në lidhjen DSL thirrjet telefonike mund të bëhen gjatë kohës kur jeni të lidhur në internet. Në mes të viteve 2000, DSL-ja dhe shërbimi kabllor filluan të zëvendësonin lidhjet ISDN për shkak të shpejtësisë së tyre më të madhe dhe kostos më të ulët. Së bashku me internetin kabllor, DSL-ja është një nga mënyrat më të njohura që ofrojnë ISP - të në internet.Linjë asimetrike digjitale nënshkruese ADSL (Asymmetric Digital Subscriber Line) është një formë e lidhjes DSL, por siguron shpejtësi lidhëse deri në 24 Mbps. Një veçori e ADSL - së është ndarja asimetrike e gjerësisë së bandës në dispozicion. Klientët privatë marrin shumë më tepër të dhëna sesa dërgojnë. Për këtë arsye fluksi i të dhënave të dërguara (upstream) kufizohet me qëllim të favorizimit të një fluksi më të madh të dhënash të marra (downstream).Fig. 3 Skema e lidhjes analogeModem0101101Sinjal analogTingull & zëKompjuterInternetLinjë telefonikeISP19

