Page 22 - Demo
P. 22
TEMA 1 INTERNETI Forma të tjera lidhjeje janë:Lidhja kabllore sigurohet përmes linjave kabllore, që sjellin sinjalin televiziv. Ajo përdor modem kabllor dhe kabllo me bosht të përbashkët, që janë të afta të transferojnë të dhëna me shpejtësi shumë më të madhe se sa linja telefonike e zakonshme.Lidhja satelitore përdoret kur nuk ka alternativë tjetër për lidhjen. Për vendosjen e lidhjes shërben një antenë satelitore, e cila komunikon nëpërmjet valëve satelitore fig. 5. Lidhja satelitore ofron lidhje me shpejtësi të lartë në internet. Lidhjet wireless përdorin valët radio për transmetimin e të dhënave dhe një router wirelesspër tu lidhur me internetin. Kjo lidhje ofron një shpejtësi shumë të lartë. Zbatime të lidhjeve me internetin pa tel janë Wi-Fi apo Bluetooth-i.1. Cilat janë kërkesat për të lidhur një kompjuter me internetin?2. Si quhen programet që shërbejnë për qasjen e faqeve web?3. Shpjego format e lidhjes me internetin.4. Ku ndryshon teknologjia DSL nga ajo ADSL.5. Në rastet kur shkojmë me pushime brenda Kosovës, cila do të ishte rruga më e mirë për t’u lidhur me internet dhe pse?6. E vërtetë apo e gabuar:a) Ekziston vetëm një program për të lexuar faqet web.b) Në rast se nuk kemi modem, atëherë nuk mund të lidhemi me internet.c) Safari është një modem që përdoret kryesisht nga kompjurat Mac.d) Ne mund të kemi disa navigatorë të instaluar në komjuter.Fig. 4 Skema e lidhjes digjitaleLinjat telefonikedigjitale lokale.0101101KompjuterInternetISPAdapter ISDN Sinjal digjitalSatelitiritransmetuesAntena përforcueseTelefona mobileTelefona mobileAntena përforcueseSateliti transmetuesFig. 5 Skema e lidhjes satelitore20

