Page 23 - Demo
P. 23
Nxënësi/ja:2.1 I Çfarë ofron interneti? Në internet ka skedarë kompjuterik të çdo lloji: tekste, imazhe, tinguj, video etj. Pjesëmarrësit në rrjet janë të gatshëm për të vënë në dispozicion të komunitetit të internetit pikërisht këto skedare. Kështu ne mund të gjejmë libra, periodikë, gazeta, software, filma, të gjitha në format elektronik. Megjithatë jo gjithçka që është në biblioteka, biznese apo qendra kërkimore, mund të gjendet në internet. Kjo për shkak se jo çdo gjë është e disponueshme në format elektronik dhe për më tepër, të drejtat e autorit dhe të transmetimit duhet të respektohen për çdo dokument të publikuar. Gjithashtu, pavarësisht nga miliarda skedarë që ndodhen në internet, jo të gjitha janë falas dhe jo gjithmonë me çmim të lirë.Përparësitë dhe mangësitë e internetit dallon anët pozitive dhe negative të internetit duke marrë parasysh zhvillimin e tyre personal.Në ditët e sotme interneti ka marrë një zhvillim të madh. Ai ka pasur një ndikim thelbësor në dy fusha kryesore: në fushën e informimit dhe atë të komunikimit. A mund të jepni shembuj të shërbimeve që ofron interneti për këto dy fusha?Aktivitet: Çfarë mund të bëni në internet?Nga shumë gjëra në dispozicion për të bërë në internet, ju mund të:• shfletoni faqet e internetit;• dërgoni dhe merrni email-e;• shkarkoni skedarë media, p.sh. Mp3 ose skedarë video;• shikoni video të transmetuara, p.sh. YouTube etj.;• kontrolloni bilancin tuaj bankar dhe bëni pagesa;• bleni mallra nga dyqanet online;• keni qasje në materiale mësimore dhe informacione që shkolla mund të ofrojë nëpërmjet faqes së saj; • krijoni, ruani, modifikoni dhe ndani dokumentet tuaja duke përdorur aplikacione të bazuara në internet, p.sh. Google Docs;• ndërveproni me miqtë në faqet e rrjeteve sociale, p.sh. MySpace, Facebook etj.;• shkruani një blog;Fig. 1 Shërbimet që ofron interneti1.721

