Page 24 - Demo
P. 24
TEMA 1 INTERNETI• regjistroheni në forume dhe diskutoni tema që ju interesojnë me individë me preferenca të njëjta;luani me shokë;• dërgoni mesazhe të çastit me familjen dhe miqtë;• ndani fotot dhe videot;• ndiqni tutoriale mësimore të plota falas që mbulojnë një gamë të gjerë temash. Përparësitë dhe mangësitë e internetitJeta moderne është bërë më e lehtë falë zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nuk ka dyshim se interneti ka bërë që jeta jonë të bëhet më e lehtë dhe më e përshtatshme. Ne mund të përdorim internetin për të komunikuar me njerëzit në mbarë botën për të bërë biznes, për të bërë miq të rinj dhe njohur kultura të ndryshme, për të kërkuar informacione, për të studiuar etj.Interneti jo vetëm që lejon komunikimin përmes postës elektronike, por gjithashtu siguron disponueshmëri të lehtë të informacionit, imazheve dhe produkteve të tjera. Çdo ditë interneti vazhdon të ofrojë diçka e re që është jashtëzakonisht e përshtatshme dhe që e bën jetën më të lehtë për përdoruesit e web - it. Sidoqoftë, interneti përmban gjithashtu edhe disa elemente ose mangësi të padëshiruara. Përparësitë e rrjetit komjuterik1. Shpejtësia e komunikimit. Dërgimi dhe marrja e informacionit nëpërmjet internetit është më e lehtë dhe e shpejtë krahasuar me postën e zakonshme. Nëpërmjet internetit mund të komunikoni duke përdorur email-in, mesazhet me tekst, thirrjet zanore (voice calls) dhe thirrjet video (video calls). Sot ekzistojnë shumë shërbime me të cilat njerëzit bisedojnë në kohë reale (chat rooms, video konferencat). Me ndihmën e këtyre shërbimeve është bërë shumë e lehtë të krijohet një lloj komunikimi global, ku mund të ndani mendimet tuaja dhe të eksploroni kultura të tjera. Interneti gjithashtu u lejon njerëzve brenda një organizate të komunikojnë lehtë dhe të ndajnë informacione.2. Sasia e informacionit është ndoshta një nga përparësitë më të mëdha që ofron interneti. Interneti është një thesar virtual i informacionit. Nëpërmjet tij motorët e kërkimit si Google dhe Yahoo janë në shërbimin tuaj për të kërkuar çdo lloj informacioni mbi çdo temë. Ekziston një sasi e madhe informacioni e disponueshme në internet për të gjitha lëndët e njohura nga njeriu, duke filluar nga ligjet e qeverisë dhe shërbimet, panairet dhe konferencat, informacionet tregtare, idetë e reja dhe deri te mbështetjet teknike. Lista është thjesht e pafund. 3. Argëtimi. Interneti gjithashtu ka revolucionarizuar industrinë e argëtimeve. Kjo është një tjetër arsye që e ka bërë atë shumë popullor. Industria e lojërave online ose thjesht navigimi në faqet më popullore të web-it janë disa nga përdorimet që njerëzit kanë zbuluar në internet. Nëpërmjet internetit njerëzit mund të shkarkojnë filma, video, muzikë ose programe të tjera. 4. Roaming (lëvizshmëria). Nëse informacioni ruhet në një rrjet, do të thotë se përdoruesit nuk janë të fiksuar në një vend. Ata mund të përdorin kompjutera kudo në botë për të hyrë në informacionin e tyre.5. Kosto efikase. Për një individ blerja e kopjeve të licencuara të shumë programeve të njohura software është i kushtueshëm. Ruajtja e një programi në një server e bën atë të zotërueshëm për t’u instaluar në kompjutera të tjerë që janë të lidhur në rrjet me të, duke ulur kështu koston.6. Administrimi i centralizuar i software-ve. Kjo do të thotë që software-i mund të ngarkohet në kompjuterin kryesor që është server i skedarëve. Kështu eleminohet koha e harxhuar për instalimin dhe përditësimin e tij në të gjithë kompjuterat e pavarur të së njëjtës ndërtesë.22

