Page 25 - Demo
P. 25
TEMA 1 INTERNETI7. Ndarja e burimeve. Është e lehtë për të ndarë burimet që mund të jenë: printer, skedarët dhe informacionet në një rrjet. Për shembull, skedarët muzikorë dhe video mund të ruhen në një pajisje dhe të shpërndahen në shumë kompjutera, kështu që nuk duhet të mbushë hard drive-in çdo kompjuter me skedarë.8. Tregtia online (e-commerce). Sot ekzistojnë shumë dyqane që tregtojnë mallrat e tyre online. Shumëllojshmëria e artikujve në dispozicion online vazhdon të rritet dhe njerëzit janë gjithnjë e më të sigurtë për blerjet në internet. Pothuajse çdo gjë mund të blihet në internet, duke përfshirë pajisje elektronike, mobilje, libra, veshje, ushqime, kozmetikë etj. Përhapja e dyqaneve online ka krijuar vende të reja pune për njerëzit, të cilët projektojnë dhe administrojnë faqet e internetit. Gjithashtu mund të merren shërbime si pagesat e elektricitetit, telefonit, biletat e udhëtimeve etj, duke kursyer kështu kohën. Mangësitë e rrjetit kompjuterik 1. Varësia. Nëse serveri pëson një defekt, atëherë përdoruesit nuk janë në gjendje të drejtojnë programet aplikative, kështu rriten shanset për humbjen e të dhënave. Përveç kësaj shumë njerëz shpenzojnë tepër kohë në internet duke lënë pas dore studimet e tyre. Nëse filmi është shumë tërheqës, edhe njerëzit e moshuar ka të ngjarë të lënë pas dore ndonjë punë të rëndësishme. Nxënësit mund të humbin përqëndrimin në studimet e tyre, sepse kalojnë shumë kohë në internet. Disa prej tyre nuk mund ta ndajnë kohën e tyre për të bërë detyrat e shtëpisë, por kalojnë kohën duke shikuar filma ose duke biseduar me miqtë e tyre përmes internetit. Qëndrimi për shumë orë në internet ndikon në shëndetin e njeriut.2. Hakerimi. Hakerët kriminalë përpiqen të hyjnë në rrjete në mënyrë që të vjedhin informacionet personale dhe detajet bankare. Kjo nuk do të ishte e mundur në një kompjuter të pavarur, të palidhur në internet. Por në një rrjet është më e lehtë për të pasur qasje.3. Hardware. Për të ngritur një rrjet duhen pajisje hardware, si: router-at, kartat e rrjetit dhe hardware të tjerë. Në shtëpi është mjaft e lehtë për të ngritur një rrjet pa tel, pa shumë ekspertizë teknike. Megjithatë një rrjet më i ndërlikuar, siç është interneti, do të kërkonte ekspertizë profesionale si dhe kosto të lartë, pasi pajisjet për lidhjen në internet kushtojnë. Gjithashtu, nëse numri i kompjuterave në rrjet rritet, atëherë administrimi i tyre bëhet i vështirë.4. Viruset. Rrjetet e bëjnë më të lehtë shpërndarjen e viruseve dhe malware-ve të tjera. Ata mund të përhapen shpejt dhe të dëmtojnë skedarët në shumë kompjutera nëpërmjet një rrjeti.1. Trego disa nga veprimet që mund të kryeni në internet.2. Trego përparësitë dhe mangësitë e rrjetit kompjuterik.3. Cila nga thëniet e mëposhtme për internetin nuk është e vërtetë?a) Është e lehtë për të ndarë burime të tilla, si printera, skanera në rrjet.b) Viruset mund të përhapen nga një kompjuter në kompjutera të tjerë nëpërmjet internetit.c) Skedarët nuk mund të ndahen mes përdoruesve.d) Nëse numri i kompjuterave në rrjet rritet, atëherë administrimi i tyre bëhet i vështirë.e) Të gjithë skedarët që ndodhen në internet, janë falas.23

