Page 27 - Demo
P. 27
Nxënësi/ja:2.1 Shërbimet që ofron internetiShërbimet e internetit na lejojnë të marrim një sasi të madhe informacioni, si tekste, grafika, zë dhe video ose të përdorim programe të shumëllojshme. Ai i ofron përdoruesve të tij shumë shërbime, të cilat mund t’i ndajmë në 3 kategori kryesore.1. Shërbimet e komunikimit.2. Shërbimet e marrjes së informacionit.3. www (World Wide Web).Shërbimet e internetit demonstron shkathtësi në përdorimin e shërbimeve të internetit; njeh disa shërbime të rëndësishme të internetit.Në jetën e përditshme na ndodh shpesh të dëgjojmë që fjalët internetdhe web të përdoren në vend të njëratjetrës. Por në fakt ato shprehin dy koncepte të ndryshme. Tregoni cili është dallimi mes tyre. Në figurën 1 janë përmbledhur disa shërbime që ofron interneti. Kë do të shtonit ju?Aktivitet: Shërbimet e komunikimitEkzistojnë shërbime të ndryshme të komunikimit, që ofrojnë shkëmbim informacioni me individë ose grupe. Disa nga këto shërbime janë:Posta elektronike (e-mail) është një shërbim, i cili na lejon të dërgojmë mesazhe në mënyrë elektronike në internet. Ajo ofron një mjet efikas, me çmim të lirë dhe në kohë reale për shpërndarjen e informacionit midis njerëzve. Secilit përdorues të email-it i është caktuar një emër unik për llogarinë e tij të postës elektronike, që njihet si adresa e email-i t. Çdo adresë është e formës emër perdoruesi@emër domain, si p.sh. albanbardhi@gmail.com. Emri i domain-it është adresa e serverit, ku ruhen të dhënat e adresave elektronike si dhe mesazhet. Sot ofrohen shumë shërbime falas në internet për përdorimin e emailit, si Gmail, Yahoo Mail, Hotmail etj., por ka dhe programe të veçanta, si p.sh Microsoft Outlook. Telnet (Teletype network). Ky shërbim përdoret për t’u lidhur me një kompjuter që është në distancë, nëpërmjet një kompjuteri tjetër, që e kemi afër, duke përdorur protokollin Telnet. Sot ky protokoll është i instaluar në sistemin operativ të kompjuterit dhe përdoret kryesisht për të testuar lidhjen midis pajisjeve (kompjuter, server, switch, router). Programe si Teamviewer, Putty etj përdorin konceptin e Telnet si bazë për të funksionuar.Shërbimet e komunikimitShërbimet e marrjes së informacionitShërbimet e InternetitWWWFig. 12.1I25

