Page 28 - Demo
P. 28
TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNETNewsgroup ofron një forum për njerëzit për të diskutuar tema të interesave të përbashkëta. Artikulli i postuar në një newsgroup bëhet i disponueshëm për të gjithë lexuesit e tij. Shkëmbimi i porosive në kohë reale (Internet Relay Chat - IRC) ky shërbim përdor një protokoll, i cili përcakton disa rregulla për komunikimin midis klientit dhe serverit nëpërmjet disa mekanizmave të komunikimit, siç janë dhomat e bisedave (chat rooms) në internet. Klienti nëpërmjet një software-i bën një kërkesë për t›u lidhur me serverin IRC. Pas lidhjes me serverin IRC përdoruesi mund të ketë qasje dhe të bisedojë në dhomat përkatëse që ofrohen.Listat e postimeve (lista e e-mail-it). Përdoren për të organizuar grupe përdoruesish të internetit për të ndarë informacione të përbashkëta përmes e-mail-it. Në mënyrë që t’i dërgoni një email një grupi njerëzish, krijohet një listë elektronike, e cila njihet si Lista e postimeve. Kjo listë ofron një forum, ku përdoruesit nga e gjithë bota mund t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me interesat e tyre të përbashkëta.Telefonia nëpërmjet internetit (Internet Telephony-VoIP). Telefonia nëpërmjet internetit është një teknologji që lejon internetin të përdoret si mjedis nga ku mund të bëhen thirrjet telefonike. Për të realizuar telefoninë në internet nevojitet një kompjuter, kufje, mikrofon dhe lidhja me internetin. Përdoruesi mund të realizojë thirrje nga kompjuteri në kompjuter, nga kompjuteri në telefon dhe falë zhvillimit të teknologjisë përdoruesi mund të shkarkojë aplikacione, si Skype, në telefon dhe të realizojë thirrje nga telefoni në telefon. Përparësia kryesore e kësaj mënyre komunikimi është çmimi i ulët. Mesazhet e momentit (Instant messaging) (mesazhi i momentit) është një program që lejon përdoruesit e tij të komunikojnë duke dërguar mesazhe me tekst, fotografi dhe imazhe në kohë reale. Disa nga këto software mbështesin gjithashtu thirrjet zanore dhe video. Disa shembuj shumë të përdorur janë: Messenger (Facebook), WhatsApp Messenger, Viber, GoogleTalk, Snapchat, Yahoo! Messenger, Windows Live Messenger etj. Shërbimet e marrjes së informacionit nga web-i Ekzistojnë disa shërbime të marrjes së informacionit, që ofrojnë qasje të lehtë në të dhënat që gjenden në internet. Më poshtë jepet nga një përshkrim i shkurtër për këto shërbime:Protokolli i transferimit të skedarëve (File Transfer Protocol) u mundëson përdoruesve të transferojnë skedarë. Interneti përdoret gjerësisht si një bibliotekë e madhe, e shpërndarë në të gjithë botën, që përmban skedare me text, audio, video etj. Me qëllim që këto skedarë të ngarkohen në internet dhe më tej të shkarkohen nga përdoruesit, duhen përdorur shërbimet e transferimit të të dhënave. Skema se si transferohen skedarët jepet në figurën 2. Kuriozitet Mark Zuckerberg, 23 vjeç, ndërtoi aplikacionin Facebook, ndërkohë që studionte për psikologji në universitetin e Harvardit. Ai ishte jashtëzakonisht i dhënë pas programimit dhe kishte zhvilluar edhe më parë një numër websitesh, që krijonin rrjete sociale për studentët. Por në shkurt të 2004 ai nxori aplikacionin “the facebook”, ku brenda 24 orëve krijuan profilet e tyre rreth 1200 studentë të Harvardit dhe pas një muaji hapën profilin e tyre në të gati gjysma e studentëve të regjistruar në universitet. Më tej, në rrjet, u përfshinë edhe studentët e Bostonit dhe që nga ajo kohë rrjeti u përhap në të gjithë botën.26

