Page 29 - Demo
P. 29
TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNET WWW (World Wide Web) WWW është gjithashtu i njohur si W3. Ai ofron një mënyrë për të hyrë në dokumente të shpërndara nëpër disa servera në internet. Këto dokumente mund të përmbajnë tekste, grafikë, audio, video, hyperlink-e. Hyperlink-et (lidhjet) lejojnë përdoruesit të lundrojnë midis dokumenteve të shumta në web. Një përkufizim teknik i World Wide Web-it është: Tërësia e burimeve dhe e përdoruesve në internet që përdorin protokollin Hypertext Transfer Protocol(HTTP). Ndërsa interneti është rrjeti masiv i rrjeteve, pra ka të bëjë me infrastrukturën e rrjetit. Si rrjedhim interneti dhe web-i nuk janë e njëjta gjë: Web-i përdor internetin për të ruajtur apo transferuar informacione. Shërbimet e web-it lejojnë shkëmbimin e informacionit midis aplikacioneve në internet. Pa diskutim që web-i ka edhe shërbime të tjera, me të cilat do të njihemi në mësimet në vijim, por duhet kuptuar që mbi këto shërbime që ofrohen nga interneti, mund të ndërtohen aplikacione nga më të ndryshmet, si: reklamime, blerje, dhënie informacioni mbi lajmet e fundit, motin, bursën, dëgjim i këngëve, shikim filmash etj.1. Cilat janë disa nga shërbimet kryesore që ofron interneti?2. Si mund ta përkufizojmë web-in ? Po internetin?3. A mund të thuash ndryshimin ndërmjet Listave postare (email) dhe Newsgroup-it?4. Cila është përparësia kryesore e telefonisë në internet? Çfarë hardware-sh dhe software-sh duhet të kemi që të mund të përdorim një shërbim të tillë?5. Për çfarë shërben File Transfer Protocol? 6. Shkarko dhe instalo programin falas Teamviewer (zgjidh përdorimin personal) në dy kompjutera larg njëri-tjetrit, të lidhur në internet. Provo ta përdorësh programin duke pasur qasje nga kompjuteri i parë në kompjuterin e dytë dhe anasjelltas. A mund të transferohen skedarë nëpërmjet tij? Çfare opsionesh të tjera ofron ai?Listoni disa programe që mund t’i gjeni falas në internet, të cilat përdoren për transferimin e skedarëve. Provoni të instaloni një prej tyre dhe vini re si funksionon. Çfarë ndodh me programin nëse kompjuteri juaj nuk është i lidhur në internet?Aktivitet:Archie është baza e të dhënave të përditësuara të faqeve publike FTP dhe përmbajtja e tyre. Ai ndihmon për të kërkuar një skedar me emrin e tij.Gopher përdoret për të kërkuar, rigjetur dhe shfaqur dokumente në vendet e largëta.Klienti A ngarkon skedarët Klient FTP Server FTP Klient FTPSkedarët ruhen në serverin FTPInternetKlienti B shkarkon skedarët nëpërmjet internetitFig. 2 Skema e transferimit të skedarëve27

