Page 30 - Demo
P. 30
Nxënësi/ja:IInterneti sot po zhvillohet me hapa të mëdhenj. Ky zhvillim ka ndikimin e tij në pothuajse çdo fushë të jetës, të tillë si arsimi, kërkimi shkencor, teknologjia, tregtia, marketingu etj. Për këtë arsye e ardhmja e internetit është pothuajse e paparashikueshme.Në fushën e edukimit dallojmë disa elementë bazë si:• tutorialet online,• platformat digjitale (moodle),• forumet online,• libra dhe materiale online,• videokonferencat.Sot ka shumë website të cilat ju ndihmojnë të keni qasje në kurse të ndryshme shkollimi pa paguar dhe pa u regjistruar në ndonjë institucion arsimor. Ju mund të regjistroheni në to dhe t’i jepni provimet online. Gjithashtu ka edhe forume në të cila mund të diskutohen çështje të ndryshme. Për më tepër, mund të gjeni shumë libra, me ose pa pagesë. Argëtimet. Shumë website ofrojnë forma të ndryshme argëtimi, nga ku ju mund të luani online ose të shkarkoni lojëra, këngë, filma etj. Njerëzit përdorin blogje personale apo rrjete sociale për të shkëmbyer informacione dhe komunikuar me njëri-tjetrin.Kujdes! Koha që ju shpenzoni në internet duhet të jetë e mirëplanifikuar për të mos u kthyer në pengesë për edukimin tuaj. Shërbimet e web-it demonstron shkathtësi në përdorimin e shërbimeve të internetit; njeh disa shërbime të rëndësishme të web-it.World Wide Web-i u krijua nga Timothy Berners Lee në 1989 në CERN, në Gjenevë. WWW-i u propozua nga ai për të lejuar hulumtuesit të punojnë së bashku në mënyrë efektive dhe efikase në CERN.Ju mund të përdorni disa nga shërbimet e web-it për:• të hulumtuar rreth informacioneve që ju japin mësuesit,• të folur e diskutuar me shokët rreth detyrave,• të mësuar gjuhët e huaja,• të dëgjuar muzikë dhe të shikuar filma,• të përdorur email-in,• të krijuar faqe web-i.Diskutoni me shokët dhe përmendni disa shërbime të tjera për të cilat ju përdorni internetin. Diskutoni me mësuesit në klasë se cilat janë disa nga site-t që mund t’ju vijnë në ndihmë për të mësuar një gjuhë të huaj.Jepni shembuj të portaleve për:• leximin e lajmeve,• të dhëna qeveritare ose të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës,• njoftime për udhëtime turistike, • njoftime për shitje-blerje librash.Si ndihmojnë ato në informimin e personave të interesuar? Përshkruani disa problematika të cilat janë eliminuar apo lehtësuar pasi u vendos shërbimi në këto faqe.Si mendoni, çfarë kanë ato të përbashkët në mënyrën e funksionimit?Aktivitet:Aktivitet:2.228

