Page 31 - Demo
P. 31


                                    TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNETDiskutoni në klasë nëse njihni platforma të tilla. Nëse po, cilat janë funksionet e tyre? Nëse jo, provoni të krijoni në faqen web të shkollës tuaj një forum, ku nxënësit mund të diskutojnë rreth shqetësimeve më të shpeshta që ata kanë brenda ambientit të shkollës. Ju mund të krijoni gjithashtu një forum, i cili ju ndihmon të shpërndani informacione të rëndësishme për lëndët sipas nevojave tuaja.Aktivitet:Qeverisja. Të gjitha qeveritë, lokale apo qendrore, për të rritur efikasitetin e informimit të shtetasve, saktësinë dhe shpejtësinë e qasjes në informacion, përdorin teknologjitë dhe shërbimet e web-it. Por jo vetëm kaq. Ky përdorim ka rritur ndërveprimin dhe transparencën midis qeverive dhe qytetarëve. Radhët e gjata të pritjes për dokumenta eliminohen me shërbimet në web të qeverisë duke u ofruar online.  Disa nga zbatimet e web-it janë:Forumi në web është një hapësirë, ku përdorues të ndryshëm shkruajnë dhe diskutojnë online mbi tema dhe probleme sociale, politike, ekonomike etj. Këto diskutime realizohen nëpërmjet mesazheve që postohen në forum. Zakonisht, janë administratorët e forumit që lexojnë përmbajtjen e çdo mesazhi paraprakisht dhe miratojnë ose jo shfaqjen e mesazhit për publikun e gjerë të web-it. Kjo bëhet me qëllim që të shmanget maksimalisht çdo fjalor fyes apo i gënjeshtërt që mund të përdoret nga shkruesit në forum. Shpesh forumet janë pjesë e platformave të edukimit.Blogu. Ky emërtim vjen nga togfjalëshi web log. Ai është një lloj website-i personal, i cili i lejon çdo përdoruesi (bloger-i) të publikojë dhe përditësojë rregullisht informacione të ndryshme. Me fjalë të tjera, blogu është një Sistem për Menaxhimin e Përmbajtjes (CMS), që përbën një mënyrë të thjeshtë dhe aktuale për botimin e artikujve në internet. Disa shembuj blogjesh të famshëm janë: WordPress, Squarespace, Ghost, Blog4ever, Blogger etj.Wiki është një faqe web-i, ku secili mund të krijojë apo modifikojë informacione dhe të shkruajë komente. Çdokush mund të shkruajë një artikull të ri në mënyrë vullnetare, mjaft që të jetë i regjistruar, por çdo shkrim duhet të kalojë fazën e verifikimit të artikullit nga administratorët e wiki-t. Wikipedia është faqja më e madhe dhe e famshme në web për të gjetur dhe referuar informacion. Ajo përmban artikuj në 303 gjuhë, shkruar nga qindra mijëra përdorues të tij.Podcast-i i referohet një shërbimi në web, që shërben për të shkarkuar skedarë me zë/video apo për t’i dëgjuar/parë ato në një faqe web-i. Për këtë ju mund të përdorni pajisjet e zakonshme, si lexuesat media digjital (Ipod), kompjuterat apo telefonat inteligjent, tabletat, PDA etj. Pra, podcast-i ofron shërbim sipas kërkesës, si p.sh: informimi me lajmet kryesore, dëgjimi i programeve radiofonike, shikimi ose dëgjimi i episodeve të shfaqjeve teatrale apo folësave të preferuar, ndeshjeve sportive, shfaqjeve muzikore etj. Ajo çka e bën një podcast të veçantë është se ato kryesisht janë të qasshëm në formën e një serie të vazhdueshme episodesh. Çdokush mund të abonohet në podcast-e dhe kjo lejon që çdo anëtar të marrë episodet më të fundit sapo ato të hidhen në web. Mënyra më e lehtë për të gjetur dhe dëgjuar podcast-e, kur keni një telefon inteligjent ose tablet është nëpërmjet programeve të krijuara enkas për podcasting. Këtu mund të përmendim: Spotify, Pocket Casts, TuneIn Radio etj. Web feeds janë përditsimet e informacioneve nga websitet që ju interesojnë sa herë që ato ndryshojnë përmbajtjen e tyre. Kështu, shumë website lejojnë që përdoruesit të bëhen anëtarë tek ato dhe si rezultat u dërgojnë përdoruesve çdo ndryshim të përmbajtjes kur ajo publikohet në web. Ky lloj mekanizmi është i rëndësishëm për website si ai për portalet tw agjencive turistike, blogeve, lajmeve etj. Gjithashtu ai i lejon pëdoruesve të azhornohen nga websitet në të cilët ato janë anëtarësuar, ti ruajnë ato dhe ti vizitojnë kur të kenë kohë.Teknikisht, krijohet një dokument që përmban linkun se ku ndodhet përmbajtja e ndryshuar. Feeds janë të njohur shpesh si RSS.29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35