Page 32 - Demo
P. 32
TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNET1. Çfarë do të thotë WWW?a) Word Wild Wait b) World Wide Web c) Word Wide West 2. Futu në iTunes ose Deezer dhe zgjidh të dëgjosh një kanal muzikor. Krijo një llogari në to dhe më pas formo listën tënde të preferuar të këngëve. Pyet shokët e tu për emrin e llogarisë së tyre në iTune/Dezeer dhe bëhu ndjekës i playlist-ës së tyre. 3. Për çfarë shërbejnë filtrat te periodikët elektronikë? Shpjego se si bëhet kërkimi.4. Provo të krijosh një wiki për klasën tënde duke përdorur platformën Google sites. Mjafton të kesh një llogari në Gmail dhe, nëpërmjet adresës gmail, Google-i të mundëson të krijosh faqen tënde sipas dëshirës në linkun https://sites.google.com/site/. Periodikët elektronikëPeriodikët janë publikime të vazhdueshme që bëhen në intervale kohe të caktuara, të tilla si revistat apo gazetat. Ato publikohen rregullisht, si p.sh. çdo ditë, çdo javë apo çdo muaj. Për të gjetur një material në periodikët online ju duhet të keni një ose disa të dhëna, si subjekti, autorët, titulli, viti etj. Periodikët online e filtrojnë informacionin që ato kanë, në bazë të kritereve të mësipërme, të cilat shërbejnë si filtra për nxjerrjen e informacionit. Në figurën 2 është paraqitur website-i i Portalit Shtetëror të Republikës së Kosovës, i cili është zhvilluar me qëllim që të mundësojë qasje qendrore në informacionet dhe shërbimet që jepen nga Institucionet e Kosovës. Duhet t’i kushtoni vëmendje faktit se informacioni, të cilin ju kërkoni, duhet të jetë sa më specifik dhe i detajuar, p.sh nëse ju doni informacion rreth edukimit, atë duhet ta kërkoni te Shërbime për qytetarë/Edukimi. Të dish të kërkosh në mënyrë sa më efikase në internet është një sfidë, e cila fitohet nëpërmjet hulumtimit dhe përvojës.Fig. 2Blogjet dhe rrjetet sociale bëjnë të mundur që çdo përdorues i web-it të mund të publikojë në të materiale të ndryshme, si tekst, foto, audio, video etj. Këto publikime njihen si postime. Postimet mund të shihen nga çdokush ose nga një grup i përzgjedhur njërëzish. Në të gjitha rastet postuesit duhet të jenë të përgjegjshëm, sepse padashur me postimet e tyre mund të fyejnë, lëndojnë apo përfshijnë në rrethana të padëshirueshme persona të tjerë. Ky fenomen, ku postimet në web sjellin vënien në siklet të fëmijëve apo çojnë në dhunë dhe agresivitet, njihet si bulizëm. Bulizmi ka pasoja shumë të rënda për gjithë shoqërinë dhe mënyra më e mirë për të parandaluar atë është duke bërë kujdes në çdo postim. Kujdesi për postimet e informacioneve në web30

