Page 33 - Demo
P. 33
Nxënësi/ja:2.1 IOrganizimi i faqeve web tregon organizimin e faqeve në internet dhe jep informacione për të dhënat e koduara në internet.Aktivitet: Le të shqyrtojmë emërtimet e faqeve të internetit: www.google.com, www.academia.edu, www.army.mil, www.wikipedia.org, www.amazon.de. Fjala kyçe www ndiqet nga emri që përshkruan fushën për të cilën ajo faqe web - i është ndërtuar. Pra, google dihet se ka të bëjë me motorrin e kërkimit Google, academia ka të bëjë me informacion për fushën akademike etj. Ndërsa prapashtesat .com, .edu, .mil, .org, .de përbëjnë kategori të ndryshme, në të cilat ndahen të gjitha faqet e internetit në mbarë botën. Këto prapashtesa përbëjnë nivelin më të lartë të kategorizimit të këtyre faqeve, njohur në anglisht si Internet top - level domains (TLD). Ekzistojnë 8 kategori të tilla. Kërkoni informacion për 3 TLD-të që nuk janë përmendur më lart dhe jepni shembuj faqesh për secilën.Aktivitet: Si është i organizuar web-i?Web-i është i përbërë nga faqe që përmbajnë tekste të formatuara, audio dhe video, të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet lidhjeve, që njihen nga anglishtja si Hyperlinks. Koncepti bazë i lidhjes është mundësia që, nëse klikoni mbi të, të mund të keni qasje në një faqe tjetër fig. 1. Fig. 2 Diagrama e lidhjeve te faqeve webFig. 1 Lidhja e faqeve web nëpërmjet lidhjeve HyperliksWebsite është një grumbull faqesh webzakonisht ndodhen në një kopjuter të vetëm, të cilat mund të përdoren nga kompjutera të tjerë në rrjet nëpërmjet linkeve hypertext. Webpage është një skedar hypertext media i ruajtur në një adresë unike në website. Përkufizim: 2.3Si lidhje mund të shërbejë çdo objekt që ndodhet në faqe, si p.sh. tekst, foto, video, ikona. Dikur, mënyra për të dalluar tekstin, që shërbente si lidhje me faqe të tjera, ishte se teksti ishte ngjyrë blu dhe i nënvizuar. Por me familjarizimin me faqet e web-it, tashmë, lidhjet bëhen të dukshme vetëm kur vendos mouse-in mbi një lidhje. Atëherë shenja e shigjetës së mouse-it bëhet shenjë dore me gishtin tregues të hapur. Pra, web-i është i përbërë nga mijëra faqe të tilla të ndërlidhura, ku lidhjet të adresojnë në faqe të tjera. Për këtë arsye shfletimi i faqeve të internetit njihet edhe me emërtimin lundrimi në internet. Figura 2 ilustron këtë koncept:31

