Page 34 - Demo
P. 34


                                    TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNETPër të pasur qasje në një faqe web-i na mjafton një kompjuter i lidhur me internetin dhe një program që arrrin t’i lexojë dhe t’i afishojë faqet web. Web-i është konceptuar të funksionojë bazuar në 2 komponente kryesore që kanë lidhje klient - server me njëri - tjetrin: serveri web dhe shfletuesi web, siç janë përshkruar në figurë 3.Serveri web është një kompjuter në internet, i cili përmban faqet web, të cilat janë shkruar në një gjuhë specifike të quajtur HTML (Hyper Text Markup Language). Te ky kompjuter është instaluar një program, i cili u shërben përdoruesve faqet e internetit që ata duan. Ai kërkon atë faqe mes mijëra faqeve që ai disponon dhe ia dërgon atë shfletuesit web nga i cili u bë kërkesa. Shembuj shumë të përdorur të programeve të serverit web janë Apache dhe IIS (Internet Information Server).Shfletuesi web është një program i instaluar në kompjuter apo telefon, i cili shërben për të marrë informacion nga web - i dhe për ta paraqitur atë në ekran. Disa shembuj programesh që kanë funksionin e shfletuesit web janë: Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera, Safari etj. Në rastin kur një përdorues hap shfletuesin web, shkruan emrin e faqes për të cilën është i interesuar dhe shtyp kërkimin, ndodh që kërkesës i duhen vetëm pak milisekonda që të transferohet nëpërmjet internetit për te serveri web, i cili e shyrton kërkesën dhe i kthen përgjigje shfletuesit web. Duke qenë se faqja është shkruar në një gjuhë që nuk njihet nga njeriu (HTML), është pikërisht shfletuesi web ai që përkthen përmbajtjen e mbërritur të faqes në një format të njohur nga njeriu. I gjithë ky komunikim mes serverit dhe shfletuesit webbëhet i mundur duke përdorur rregullat e standardit (protokollit) HTTP (HyperText Transfer Protocol). Çdo shfletues web ofron 3 butona standarde: • back - që pasqyrohet me anë të shigjetës majtas. Ky buton shërben për të pasur qasje në një faqe, të cilën e kishim hapur përpara faqes ekzistuese.• forward – që pasqyrohet me anë të shigjetës djathtas. Ky buton shërben për t’u rikthyer në faqen pasardhëse. Të dy këta butona shfaqen si jo aktiv (nuk mund të klikohet) në qoftë se nuk ka një historik klikimi të faqeve. • reload – ofron mundësinë e ringarkimit të faqes, njohur ndryshe dhe si refresh.Fig. 3 Skema e funksionimit të WebFig. 4 Dritarja e shfletuesit web GoogleServeri webKërkesëPërgjigja InternetKërkesëPërgjigja Shfletuesi web32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38