Page 35 - Demo
P. 35


                                    TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNETAdresa URL. Ne mund të kemi qasje në çdo faqe web-i, në çdo cep të botës, në sajë të adresës së saj unike që njihet me emrin URL (Uniform Resource Locator). Le të shikojmë në detaje se si është ndërtuar kjo adresë unike. Marrim shembull një adresë për të treguar elementët e saj: http://www.server.com/main/folder/resource.html• http://tregon llojin e protokollit të përdorur në internet;• www.server.com tregon emrin e hostit ku ndodhet faqja web;• main/folder tregon rrugën (path-in) në kompjuter, ku ndodhet i ruajtur skedari resource.html;• resource.html është pikërisht emri i skedarit që shfaqet.Një host është një lloj i serverit web që ruan, shërben dhe administron faqet web dhe/ose aplikacionet dhe shërbimet të bazuara në web. Shënim: Hapni një faqe interneti. Klikoni me butonin e djathtë të mouse-it kudo në hapësirën e faqes. Në dritaren dialoguese (fig. 4) që hapet, zgjidhni opsionin View page source. Do t’ju shfaqet faqja në formatin HTML. Vini re elementët nga të cilat përbëhet një faqe html.Aktivitet:1. A është http://www.google.com/realtime një URL?2. Jepet URL-ja: http://www.mozilla.org/pub/mypage.html. Trego cilat janë komponentët përbërës të saj dhe çfarë tregojnë ato.3. Në figurën 5 jepet skema e komunikimit midis kompjuterit dhe serverit web.Duke parë figurën shpjego:a) Cila pajisje në skemë e fillon komunikimin?b) Cila pajisje shërben për të dhënë përgjigje?c) Nga dallon shigjeta e kuqe me atë të zezë?d) Çfarë tregon shigjeta jeshile? Cili program përdoret? 4. Një nga prapashtesat për ndarjen në nivel të lartë të emërtimeve të faqeve të internetit në kategori është edhe kodi i shtetit. P.sh. faqet amerikane përfundojnë me .us. Emërtimet janë përcaktuar sipas stadartit ISO 3166. Kërko informacion për këtë standard. Gje listën e kodeve të shteteve për faqet e internetit. Cili është emërtimi për Italinë, Francën, Indinë, Brazilin, Australinë? Kërko edhe shtete të tjera. (Mund të përdorësh Wikipedia-n për hulumtimin e këtij informacioni).Fig. 4Fig. 533
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39