Page 36 - Demo
P. 36
Nxënësi/ja:I Faqet web statike dhe dinamikeFaqet statike janë lloji më elementar i website-ve dhe janë më të thjeshtat për t›u krijuar. Në faqet statike nuk ofrohet asnjë mënyrë ndërveprimi me përdoruesin, pra, nuk ka opsione për përdoruesit që të fusin të dhëna. Komunikimi është tepër i thjeshtë: Klienti (përdoruesi, vizitori) i kërkon serverit të shikojë një faqe web-i dhe Serveri i përgjigjet me faqen e kërkuar, e cila i shfaqet njëlloj çdo përdoruesi (fig. 3).Një website statik mund të ndërtohet duke krijuar disa faqe, të shkruara zakonisht në HTML dhe duke i vendosur ato në një server web. Një faqe statike, ashtu siç është shkruar në kod, ashtu edhe shfaqet te përdoruesi. Serveri nuk bën asnjë ndërhyrje modifikimi në faqe për t’ia përshtatur përdoruesit që e kërkon.Faqet dinamike përmbajnë elementë që lejojnë përdoruesin të bashkëveprojë me faqen. Ato mund të përditësojnë automatikisht seksione të një faqeje bazuar në informacione nga faqe të tjera, aplikacione apo baza të dhënash (fig. 4). Ndër format më të përdorura të ndërveprimit dinamik janë formularët (ku përdoruesit i merren të dhëna kontakti) dhe fushat e kërkimit, nëpërmjet të cilave përdoruesi mund të kërkojë me fjalë kyçe për një informacion të dëshiruar.Një faqe për blerje online përdor bazën e të dhënave për përditësimin e çmimeve të artikujve. Në vend që të modifikohet kodi i faqes statike, shkruar në HTML, sa herë që çmimi ndryshon, ajo çfarë bëhet është vetëm ndërhyrja në bazën e të dhënave për ndryshimin e çmimit. Kështu, kur faqja kërkohet, ajo do të shfaqë çmimin e fundit, lexuar nga baza e të dhënave.Kur faqja është dinamike, në dallim nga ajo statike, ka një fazë të ndërmjetme, e cila është gjenerimi i faqes. Në këtë rast, përdoruesi i kërkon serverit të shohë një faqe web-i dhe serveri Të dhënat e koduara në internet tregon për organizimin e faqeve në internet dhe jep informacione për të dhënat e koduara në internet.Në komunikimin midis kompjuterit dhe serverit web, ky i fundit dërgon përmbajtjen e faqes web të koduar në gjuhën HTML te kompjuteri juaj. Por në ekran ne nuk shohim kodin HTML. Shpjegoni çfarë ndodh.Hapni browserin tuaj dhe shkoni te faqja e Ministrisë së Edukimit https://masht.rks-gov.net/ (si në fig.1) dhe shtypni njëkohësisht tastet CTRL+U. Shpjegoni se çfarë shihni në ekran (si te fig. 2).Aktivitet:Fig.2 Kodi HTML i faqes web Fig. 1 Pamja e faqes web në ekranFig. 4 Faqe dinamikeServer Fig. 3 Faqe statikeWebServerBaza e të dhënaveFaqe statikeFaqe dinamikeKlientiKlienti2.434

