Page 37 - Demo
P. 37


                                    TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNETgjeneron faqen për të plotësuar kërkesën e klientit në mënyrë të personalizuar dhe më pas ia dërgon atij (fig. 4). Kjo lloj faqe web-i krijohet nga serveri çdo herë që një klient e kërkon.Nëse një faqe statike do ta përshëndeste përdoruesin me emrin Besa, kur hap faqen, me: “Mirë se erdhe Përdorues”, një faqe dinamike, pasi i kërkon përdoruesit të dhënat e tij për t’u loguar, do ta përshëndeste atë me: “Mirë se erdhe Besa”. Një website dinamik mund të quhet një aplikacion web, sepse është programuar si një program aplikativ, që përbëhet nga pjesa Klient dhe ajo Server. Pjesa e klientit është ndërfaqja me përdoruesin, ku të dhënat shfaqen në shfletues (pasi ai përkthen kodin e shkruar në HTML, CSS dhe JavaScript). Pjesa e serverit ruan dhe përpunon pjesën më të madhe të të dhënave duke ndërvepruar me një bazë të dhënash. Kodi për pjesën që përdoret nga serveri shkruhet në gjuhë të tilla, si: SQL, PHP dhe Python.Faqet web të llojit blog janë faqe statike të përziera me elementë dinamikë. Elementët statikë mund të përfshijnë strukturën bazë dhe banerin (kokën) e faqes web, ndërsa ato dinamike mund të jenë widget feed (përditësimet e informacioneve nga website-t sa herë që ato ndryshojnë përmbajtjen e tyre) dhe lidhje RSS (Rich Site Summary) për blogjet e tjera (RSS janë leximi i përmbajtjeve të reja të website-ve menjëherë pas publikimit të tyre në internet).Shembuj site-sh dinamike janë: site-t e informimit të personalizuar, të blerjeve online, portaleve etj.  Si realizohet kodimi i faqeve të internetitHTML (Hypertext Markup Language) është gjuha bazë për ndërtimin e aplikacioneve dhe faqeve statike web. Ajo përdor tekste dhe link-e, të cilat janë adresa për faqet e tjera web. Nëpërmjet këtyre link-eve lidhet informacioni në web. Shfletuesi web arrin ta kuptojë gjuhën HTML dhe të shfaqë përmbajtjen përkatëse. HTML përcakton strukturën e një skedari që përmban tekst dhe kjo është shumë e rëndësishme për shfletuesin, për të ditur se ku do ta vendosë një tekst të dhënë.Për të koduar në HTML kemi nevojë për një program, në të cilin të shkruajmë tekstin dhe i cili njihet si Editor. Programe të përshtatshme për HTML-në janë disa, por ne do të veçonim Notepad++ dhe Bluefish, sepse janë pa pagesë dhe kanë një ndërfaqe të thjeshtë. Në figurën 5 jepet shembulli i një dokumenti HTML. HTML-ja përmban dy elementë kryesorë, të cilët janë përdorur te kodi i mësipërm, p.sh.  tregon titullin e faqes dhe  tregon pjesën tjetër të faqes (“Miredita lexues!”). Shumica e elementëve kanë një etiketë (tag), që shënon fillimin dhe një etiketë, që shënon fundin dhe midis tyre mund të shkruhet teksti apo përmbajtja që ne duam të shfaqim. Këto etiketa janë < > për të shënuar fillimin dhe <\\> për të shënuar mbylljen.CSS (Cascading Style Sheets) është një gjuhë që përdoret për të trajtuar prezantimin apo stilin e faqes së internetit, shkruar në HTML. Nëse HTML-ja ndërton strukturën e dokumentit, CSS-ja synon paraqitjen e secilit element të strukturës duke përfshirë efektet vizuale dhe animimet e thjeshta. Kjo i bën faqet tërheqëse dhe moderne në pamje. Si një teknologji themelore, CSS-ja përdoret nga miliona faqe të internetit për të krijuar ndërfaqen me përdoruesin për aplikacionet web në internet.JavaScript (JS) është një gjuhë, e cila u projektua dhe u përdor për të shtuar ndërveprimin e faqeve HTML. Kodet në JS interpretohen nga pothuajse të gjitha shfletuesit, si: Internet Explorer, Firefox, Chrome, Opera dhe Safari.  Titulli i faqes   

Miredita lexues!

Fig. 5 Shembull i një dokumenti HTML35
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41