Page 38 - Demo
P. 38
TEMA 2 NAVIGIMI NË INTERNET Ndryshimi mes HTML, JavaScript dhe CSSLe të konsiderojmë një faqe interneti si një trup njerëzor. Tani le të shohim se cili është roli i secilës prej gjuhëve të programimit që shpjeguam më lart:HTML-ja është një gjuhë strukturore, që ndërton strukturën e një faqeje ashtu si sistemi skeletor, që formon strukturën e trupit të njeriut. Kreu, paragrafët, imazhet, teksti janë pjesë e HTML-së, që krijon strukturën bazë të një faqe interneti.CSS-ja është një gjuhë, që bën prezantimin e një faqeje interneti. Me ndihmën e ngjyrës së sfondit dhe stilimin e bordurave të faqes, CSS-ja paraqet pamjen e faqes, ashtu si veshja i jep pamjen trupit të njeriut.JavaScript është një gjuhë programimi, që jep lëvizjen dhe logjikën në faqen e internetit, p.sh. një dritare ‘popup’ mund ta krahasojmë me lëvizjet e trupit të njeriut. Ambienti i kodimitIDE (Integrated Development Environment) është një program aplikativ, që i ofron programuesit lehtësirat e nevojshme për shkrimin, ekzekutimin dhe testimin e kodit. Mjetet që ofrohen, janë editori i tekstit, përkthyesi dhe kontrolluesi i gabimeve (debugger). Disa nga programet e njohura për kodimin e faqeve web janë: Adobe Dreamweaver, NetBeans, Visual Studio Code, Eclipse, Code::Blocks etj.Klikoni në internet për fjalët kyçe “w3schools JavaScript”. Hapni faqen përkatëse tutorial dhe vëreni shembujt e ofruar për mënyrën si funksionon kjo gjuhë kodimi. Njëri prej shembujve paraqitet në figurën 7. Bëni modifikimet e tekstit origjinal nga anglishtja në shqip për të shfaqur rezultatin, sikurse në figurën 7. Provoni të klikoni butonat “Ndize dritën” dhe “Fike dritën”. Si realizohet kjo?Aktivitet:1. Përmend ndryshimet mes një faqeje statike dhe një faqeje dinamike. Zgjidh 10 faqe që përdor në përditshmërinë tënde dhe përcakto, nëse janë statike apo dinamike.2. Cili është ndryshimi mes HTML, CSS dhe Javascript?3. Përmend disa gjuhë të tjera programimi që përdoren për kodimin e faqeve web, përveç atyre të përmendura në mësim.4. Kërko në internet për ambjentet IDE më të përdorura nga programuesit për të koduar faqe web-i. Instalo njërin prej tyre dhe provo disa kode të gatshme që mund t’i gjesh online.5. Në cilën prej gjuhëve të mëposhtme shkruhen shumica e faqeve web?a) Gjuhë të nivelit të lartë C++ dhe Java.b) HTML dhe CSS shoqëruar me gjuhë skriptimi si Javascript dhe PHP.c) Pseudokod.Fig. 6Ndryshimi ndërmjet HTML dhe CSSFig. 7 Shembull i integrimit të kodit Javascript në HTMLShtresa strukturore Shtresa prezantuese36

