Page 40 - Demo
P. 40
Nxënësi/ja:I Motorët e kërkimitNë fillimet e viteve ’90 një sasi e madhe informacioni filloi të ruhej në web, por nuk ishte e lehtë të gjeje një informacion të dhënë në të. Website-i i parë ishte Yahoo!, ku informacioni grupohej nga një redaksi në rubrika të caktuara, si p.sh. lajme, modë, sport dhe kështu me rradhë. Më tej rubrikat ndaheshin në nënrubrika dhe kështu klasifikohej informacioni. Në një kohë të mëvonshme kërkimi i informacionit u bazua në motorët e kërkimit, ku mjafton të shtypësh informacionin që kërkon dhe të shfaqen të gjitha faqet, që e përmbajnë atë. Motorët e kërkimit nuk janë gjë tjetër veçse programe për kërkimin e informacionit në web. Të tillë ishin p.sh. Lycos, AltaVista, Excite etj. Megjithëse ishte i lehtë përdorimi i tyre, kishte disa probleme. Në fakt, kompjuterat në internet mund të gjenin faqe që përmbanin disa terma specifike, por kishte një diferencë të madhe midis rezultateve, ku një pjesë ishin të dobishëm, kurse pjesa tjetër tërësisht të padobishëm. Në këtë kërkim mund të shihej se sa herë ishte përdorur termi i kërkuar, por përmbajtja nuk ishte aspak ndihmuese lidhur me informacionin e kërkuar.Në vitin ’98 Google-i propozoi një strategji të re, të cilën e quajti Renditje e faqeve. Inxhinierët e Google-it vunë re që informacioni rreth një faqeje web ishte i dobishëm, nëse gjendeshin edhe faqe të tjera në internet që lidheshin (kanë një link) me këtë faqe. Kështu, motori i kërkimit të Google-it ishte i pari që jo vetëm nxirrte faqet web që përmbanin informacionin e kërkuar, por edhe i rendiste ato sipas dobishmërisë së informacionit. Disa prej site-ve dhe portaleve më popullore të motorëve të kërkimit janë: Google, Bing, Yahoo!, AltaVista, Excite etj.Strategjitë e detajuara të kërkimit në web hulumton tema të ndryshme nëpërmjet makinave kërkuese në internet si dhe tregon për mundësitë që ofron një shfletues web; njeh disa strategji dhe opsione të kërkimit të informacionit në internet.Faqet e web-it janë të ruajtura në serverin web. Duke pasur parasysh që numri i serverave web është jashtëzakonisht i madh dhe rrjedhimisht informacioni që ndodhet në të është padyshim po ashtu jashtëzakonisht i madh, atëherë si mendoni se realizohet gjetja e informacionit që duam? A dini ndonjë mjet i cili ju mundëson të matni kohën që kalon që prej dërgimit të kërkesës nga shfletuesi web në marrjen e përgjigjes nga serveri web? Provoni të bëni një kërkim në Google mbi Kosovën. Mbi linkun e parë që ju shfaqet, vini re një numër rezultatesh dhe një vlerë kohe (figura 1). Çfarë domethënie kanë ato?Aktivitet:Fig. 13.138

