Page 41 - Demo
P. 41


                                    TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNET Renditja e faqeve nga motorët e kërkimitMotorët e kërkimit përbëhen nga tre komponentë kryesorë: • një software që kalon përmes faqeve web për të mbledhur informacione, • baza e të dhënave, ku ruhen të gjitha të dhënat në internet,• një ndërfaqe midis përdoruesit dhe bazës së të dhënave, e cila ndihmon përdoruesin të kërkojë në bazën e të dhënave.Motorët e kërkimit përdorin fjalë kyçe ose shprehje Boolean-e (AND, OR, NOT) për të kufizuar apo zgjeruar rezultatet e një kërkimi. Në vijim janë hapat që kryhen nga motori i kërkimit:1. Motori i kërkimit e kërkon fjalën kyçe bazuar në teknika të kërkimit sipas indeksit, për të përcaktuar bazën e të dhënave, ku gjendet informacioni i kërkuar. Për analogji, teknika e indeksimit ngjason si koncept me kërkimin në një fjalor, ku të gjithë fjalët që nisin me një gërmë janë grupuar së bashku. Kështu, për një fjalë që fillon me gërmën ‘f’, indeksimi na ndihmon të kërkojmë direkt te grupi e emrave që fillojnë me ‘f’, duke rritur kështu shpejtësinë e gjetjes së fjalës. Njëlloj ndodh me kërkimin e faqeve web, ku zbatohen teknika të ndryshme indeksimi me qëllim gjetjen dhe servirjen sa më të shpejtë të informacionit.2. Nëpërmjet software-it kërkohet informacioni në bazën e të dhënave. 3. Si rezultat motori i kërkimit shfaq faqet përkatëse të internetit. Për çdo faqe të gjetur, zakonisht, përfshihet titulli i faqes, disa fjali të para etj.Kriteret e kërkimit mund të ndryshojnë nga një motor kërkimi në tjetrin. Aktualisht, motorët e kërkimit bëjnë renditjen e faqeve duke konsideruar rreth 250 faktorë, të tillë si: shpeshtësia e fjalës kyçe, rëndësia e informacionit, lidhjet, përhapja përmes mediave sociale, prej sa kohe faqja ka qenë aktive, përshtatshmëria për smartphones-ët apo tabletat etj. Duke qenë se shumica e njerëzve shikojnë vetëm rezultatet e para, kjo renditje ka shumë rëndësi. Për motorin e kërkimit të Google-it një faqe është popullore dhe renditet e para, nëse ka një numër të madh faqesh që lidhen me të. Kështu, në figurën 2, paraqiten skematikisht faqe të ndryshme web (rrathët) dhe lidhjet midis tyre. Këto lidhje paraqiten me shigjeta. Nëse shigjeta është hyrëse te një rreth, kjo do të thotë që adresa e faqes që përfaqësohet nga ky rreth, përdoret nga faqja me shigjetë dalëse. Rrathët ngjyrë vjollcë në figurë referohen më shumë se të tjerët, prandaj këto faqe web-i do të kenë një renditje më të lartë se të tjerat.Por motorët e tjerë të kërkimit përdorin strategji të tjera për renditjen e faqeve. Rrjedhimisht motorë të ndryshëm do t’ju propozojnë faqe të ndryshme. Nëse ju përdorni p.sh. Bing të Microsoft-it, mund të jenë të tjera faqe të pozicionuara në fillim. Fig. 2 Lidhja ndërmjet faqeve web39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45