Page 42 - Demo
P. 42


                                    TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNET Kërkimi i detajuar Kërkimi i informacionit në internet nëpërmjet motorëve të kërkimit bazohet te termat specifik në lidhje me këtë informacion. Por ai mund të bëhet edhe më i detajuar duke përdorur disa teknika shumë të thjeshta. Marrim disa shembuj:Kërkimi Përshkrimisite:rks-gov.net site: kërkon vetëm brenda një website-i apo domain-it përkatës. Nëse shkruajmë site: rks-gov.net do të thotë që kërkimi bëhet vetëm brenda domain-it të quajtuar rks-gov.net. “Bajram Curri” “...” (thonjëzat): motori kërkon në faqet web që përmbajnë fjalët ashtu siç janë shkruar brenda thonjëzave. Nëse kërkojmë “Bajram Curri”, faqet në të cilin emri është shkruar “B. Curri” ose “Curri” nuk do të shfaqen. @twitter @: motori kërkon në mediat sociale. Kështu @twitter kërkon vetëm informacionin që gjendet në twitter.#University #: motori kërkon në faqe popullore. Kështu nëse shkruajmë #University, duhet të afishohen faqet web më popullore, që e përmbajnë këtë fjalë.tablet €80...200 €: motori kërkon për numra. Nëse kërkojmë çmimin e një tableti, që të jetë midis vlerave 80 dhe 200 euro, mund të shkruajmë: celular €80...200.Përveç tyre, edhe operatorët bulean, si AND, OR, NOT, mund të përdoren për një kërkim më të detajuar. 1. E vërtetë apo e gabuar:a) Motorët e kërkimit e klasifikojnë informacionin sipas kategorive.b) Nëse përdorim të njëjtat terma për të kërkuar informacion në motorë të ndryshëm kërkimi në internet, atëherë secili prej tyre mund të nxjerrë një renditje të ndryshme të faqeve web.c) Kërkimi i informacionit mund të bëhet më i detajuar nëse përdoren operatorë të ndryshëm si “..”, #, @, ku secili prej tyre ka një rol të caktuar.d) Sa më i madh të jetë numri i faqeve web me të cilat lidhet një faqe web-i (pra sa më i madh të jetë numri i link-eve që kjo faqe përmban), aq më e vogël do të jetë mundësia që kjo faqe të renditet në fillim.2. Trego për çdo rast se si duhet të bëhet kërkimi:a) Nëse duhet të blesh një libër të dhënë tek Amazon. b) Nëse duhet të blesh një libër që përmban në titull emrin “Harry Potter”.c) Nëse duhet të blesh librin “Zonja Bovari” për një vlerë midis 0 dhe 20 eurosh.d) Nëse duhet të njihesh me opinionet në Facebook për librat e rinj, që u prezantuan në panairin e librit këtë vit.3. Kryej një sondazh mbi ndryshimet e renditjes të faqeve web, që nxjerrin tre motorët e kërkimit: Google, Bing dhe Yahoo!. Për këtë ndiq hapat e mëposhtëm:a) Përcakto sipas dëshirës 10 terma/shprehje specifike për të cilat ti do të bësh një kërkim, p.sh. “ fëmijët dhe dhuna”, “viti i ri” etj.b) Për secilën shprehje, shiko vetëm website - in e parë që propozohet nga secili prej motorëve të kërkimit. Mba shënim nëse janë të ndryshëm apo të njëjtë.4. Pasi të kesh grumbulluar të dhënat nga hapat e mësipërm, përgjigju pyetjeve të mëposhtme:a) Sa herë Google-i dhe Bing-u rendisin të parën të njëjtën faqe web? Po Google-i dhe Yahoo!-ja? Po Yahoo-ja dhe Bing-u?b) Cilët motorë kërkimi janë më të ngjashëm midis tyre sipas sondazhit tënd? Krahaso përfundimet e tua me ato të shokëve të tu të klasës.40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46