Page 43 - Demo
P. 43
Nxënësi/ja:2.1 ITë dhënat në internet demonstron gjetjen e informacioneve në internet duke bërë dallimin mes ngarkimit dhe shkarkimit të të dhënave; tregon për mundësitë e përpunimit të informacioneve nga interneti duke pasur parasysh rëndësinë e tyre.Provoni të gjeni sa është shpejtësia e shkarkimit dhe ajo e ngarkimit të të dhënave për shërbimin e internetit në shtëpinë tuaj. Për këtë hapni faqen: https://www.speedtest.net. Si mendoni, cila shpejtësi duhet të jetë më e madhe dhe pse? Keni provuar të ngarkoni video në Youtube, dokumenta në Google Drive ose foto në Google Photos? Në qoftë se po, shpjegoni çfarë hapash keni ndjekur.Aktivitet: Si lëvizin të dhënat në internet Të gjitha informacionet nëweb i nënshtrohen një procesi copëzimi në njësi standarde paketimi dhe transmetimi nga rrjeti në rrjet, nga kompjuteri në kompjuter. Në kontekstin e web-it, një paketë është një pjesë e vogël e të dhënave, të dërguara në një rrjet kompjuterik. Secila paketë përmban informacione specifike: të dhënat mbi burimin, adresa e destinacionit etj.Miliarda paketa shkëmbehen në të gjithë web-in nga vende të ndryshme në kompjutera dhe rrjete të ndryshme çdo sekondë të ditës (ky proces quhet kalimi i paketave) (figura 1). Kur paketat mbërrijnë në destinacionin e synuar, ato konvertohen në formën dhe përmbajtjen e tyre origjinale. Në figurën 1 jepet sasia e të dhënave që qarkullon vetëm përgjatë një sekonde në internet. Skedarët transferohen në internet, që do të thotë ngarkohen dhe shkarkohen në të nëpërmjet një protokolli të quajtur FTP (File Transfer Protocol). Siç e kemi përmendur më parë, FTP është një standard i lëvizjes dhe shkëmbimit të skedarëve mes kompjuterave dhe/ose rrjeteve të ndryshme nëpërmjet internetit. Ngarkimi dhe shkarkimi i të dhënaveServerat web në internet janë kompjuterat që mbajnë faqet web. Ata janë të lidhur në rrjet me kompjutera të tjerë në mënyrë që t’ia sigurojnë shërbimin e këtyre faqeve web kujtdo që i kërkon. Ruajtja e faqeve web për një websitenjihet si hosting-u i atij website-i. Serveri web mund të mbajë një ose disa faqe web-i. Dërgimi i të dhënave nga një kompjuter lokal te një server web quhet ngarkim (Upload), ndërsa procesi i kundërt, kur ju merrni të dhëna nga serveri web njihet si shkarkim (Download) (figura 2). Fig. 1 Çfarë ndodh në internet në një sekondë3.241

