Page 44 - Demo
P. 44
TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNETMë saktë Ngarkim do të thotë të transferosh skedarë kompjuteri digjital nga një klient në një server. Shembuj të ngarkimeve në rrjet janë:• ngarkimi i fotove dhe videove në një sistem të ruajtjes Cloud ose në një faqe interneti, si Pinterest;• dërgimi i email-it;• botimi i skedarëve HTML në një server web.Shkarkim do të thotë të transferosh skedarë kompjuteri digjital nga një server në një klient. Raste të shkarkimit janë: • shkarkimi i email-it nga serveri i email-it te klienti lokal;• shkarkimi i një aplikacioni ose i një arkivi (si skedarët .zip ose .rar) nga një server web;• përdorimi i FTP-së për të kopjuar një skedar nga një server FTP në një pajisje lokale.Në çdo rast, dërgimi dhe marrja e të dhënave varet nga dy shpejtësi, shpejtësia për ngarkimin e informacionit dhe shpejtësia për shkarkimin e tij. Kur lidheni me internet, shpejtësia e shkarkimit është ritmi me të cilin të dhënat (faqet e internetit, programet, muzika etj.) transferohen nga një kompjuter në tjetrin. Aktualisht, kur është fjala për broadband-in në shtëpi, shpejtësia e shkarkimeve të reklamuara varion nga 8 Mbps në 100 Mbps, por ndërkohë po rritet me një ritëm shumë të shpejtë. Një tjetër parametër që përdoret për shpejtësinë e transferimit të informacionit në internet është koha e përgjigjes së serverit (Server Response Time–SRT). Ajo cilësohet nga sasia e kohës që i duhet serverit web për t’i kthyer përgjigje kërkesës së shfletuesit web. Kërkoni në internet për mënyra si mund ta masni kohën SRT. Si mendoni se ndikon orari i ditës, kur e bëni kërkimin, në kohën e përgjigjes së serverit? Vërtetoni përgjigjen tuaj me prova kërkimi në orare të ndryshme të ngarkesës së internetit.Aktivitet:Shpejtësia e ngarkimit nga ana tjetër është shpejtësia me të cilën të dhënat (siç janë: tekste, foto dhe video) janë ngarkuar në internet. Shpejtësitë e ngarkimit, përgjithësisht, janë shumë më të ulëta se shpejtësitë e shkarkimit. Arsyeja për këtë është se njerëzit, zakonisht, bëjnë shumë më tepër shkarkime sesa ngarkime, ndaj shkarkimit i jepet prioritet nga ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP-të). ISP-të u ofrojnë klientëve internet me shpejtësi të ndryshme sipas kërkesave të tyre. Shpejtësia e ngarkimit merr rëndësi për ata që kanë nevojë të dërgojë skedarë të mëdhenj (si p.sh. video) nga kompjuteri i tyre në një kompjuter tjetër në një zonë të ndryshme gjeografike.Fig. 2 Skema e ngarkimit dhe shkarkimit të skedarëve42

