Page 45 - Demo
P. 45


                                    TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNETStreaming-uShumë skedarë media, si filma, libra të skanuar ose dokumenta në sasi të madhe, mund të paraqesin vështirësi gjatë ngarkimit apo shkarkimit të tyre në internet. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për zgjidhjen e këtyre problemeve. Një ndër to është streaming media.Streaming media është një shërbim që bën dërgimin e imazheve, muzikës, videove dhe të dhënave shumë të mëdha nëpërmjet internetit (figura 3). Për të reduktuar sasinë e të dhënave përdoret një teknikë e quajtur kompresim. Ka dy mundësi zgjedhje për skedarët e muzikës apo videove: ju mund t’i shkarkoni ato ose t’i shikoni përmes streaming-ut. Ku qëndron ndryshimi? Një skedar i shkarkuar është një skedar që ruhet në kompjuterin tuaj lokal dhe ju mund ta shikoni atë më pas edhe në mungesë të internetit. Ndërsa gjatë streaming-ut skedarët nuk ruhen në kompjuter. Streaming-u mundëson që të dhënat të shfaqen për një sasi kohe, por ato nuk mund të shihen më, kur nuk keni qasje në internet. Mediat streamingu mundësojnë përdoruesve të kenë një përvojë më të mirë të medias, meqë përmbajtja multimediale vihet në dispozicion menjëherë, në vend që të pritet derisa të shkarkohet i gjithë skedari. Faqe web të njohura për streaming-un janë YouTube, Deezer etj.1. Jep përkufizimin për ngarkimin dhe shkarkimin e të dhënave. 2. Çfarë janë paketat e të dhënave?3. Shpjego pse shpejtësia e shkarkimit ndryshon nga ajo e ngarkimit? Cila është zakonisht më e madhe? Pse?4. Shpjego ku ndryshon shkarkimi i skedarëve me streaming-un? 5. Përmend disa faqe interneti që ofrojnë shikimin e filmave përmes streaming-ut.6. Kliko faqen www.website.grader.com (ose faqe të ngjashme me të). Ajo jep një vlerësim performance për çdo faqe web që i jepni të kërkojë, ku vlera 100% përfaqëson një faqe perfekte. Cilat janë kriteret e vlerësimit? Provo të krahasosh rezultatet për faqet e mirënjohura ndërkombëtare, si Google, Facebook, Amazon etj. Më pas kërko të dish performancën e faqeve lokale në vendin tënd. Çfarë përmirësimesh mund të bëhen?Fig. 3 Transmetimi i skedarëve nëpërmjet streaming-utSinjali Audio dhe videoServeriKodimiSegmentimiskedar fMP4Web server.mp4index fileHTTPShpërndarja Klienti43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49