Page 46 - Demo
P. 46


                                    Nxënësi/ja:INgarkimi dhe shkarkimi i të dhënave tregon për mundësitë e përpunimit të informacioneve nga interneti duke pasur parasysh rëndësinë e tyre.Shumë nga ju, besoj, kanë një llogari në Instagram, ku ju hidhni fotot e preferuara. A mund të thoni si veproni në të tilla raste? Cila është rruga që ju ndiqni, nëse doni të ngarkoni dokumente në Youtub, në Google Drive ose Google Photos?Aktivitet:Sot, nevoja për t’u informuar nëpërmjet internetit është mjaft e madhe. Për qëllime të ndryshme shumë nga informacionet që gjejmë aty, mund t’i shpërndajmë drejt miqve apo dhe t’i ruajmë në kompjuterin tonë. Shumë informacione ruhen në servera dhe një pjesë e tyre bëhen publike në web. Përveç mediave streaming, ka edhe mënyra të tjera të ruajtjes në internet për skedarët që janë shumë të mëdhenj dhe nuk mund t’i dërgojmë me anë të postës elektronike. Mënyra të ruajtjes dhe hedhjes së materialeve në internet janë Cloud Computingdhe Online Sharing.Cloud Computing është një teknologji që përdor internetin dhe serverat qendrorë për të ruajtur të dhënat dhe aplikacionet. Nëpërmjet kësaj teknologjie çdo përdorues mund të hedhë të dhëna, të ketë të drejtë veprimi në skedarë dhe programe të ndryshme, pa qenë nevoja t’i instalojë ato në kompjuter. Disa nga aplikacionet e Cloud Computing janë: ThinkFree, GoogleApps, Google Drive, Microsoft Office 365.Online Sharing është një shërbim që siguron ruajtjen, por edhe të drejtën për të vepruar mbi informacionet në web duke shfrytëzuar Cloud Computing. Këto informacione mund të jenë: dokumente, prezantime, video, fotografi etj. Përparësia e kësaj teknologjie është se të gjitha këto informacione nuk është e nevojshme t’i ruajmë në kompjuterin tonë. Disa nga programet më të njohura të këtij shërbimi janë: One Drive për dokumentat, Picasa për fotot, Youtube për videot etj.One drive është një hapësirë memorjeje, e cila përdoret për të ruajtur skedarët dhe për të vepruar mbi to sa herë që jemi online. Nëpërmjet kësaj hapësire përdoruesi mund të zgjedhë skedarin, ta bëjë publik atë ose ta ruajë me fjalëkalim si dhe të zgjedhë se kush mund ta shikojë apo të përpunojë dokumentat. Si të ngarkosh një skedarPër të ngarkuar një skedar në një website të caktuar duhet, si fillim, të keni krijuar dhe ruajtur paraprakisht skedarin në hard drive-in tuaj. Më poshtë do të shohim një shembull të ngarkimit të një skedari në serverin e email-it në Outlook nëpërmjet shfletuesit Google Chrome. 1. Bëni Log on në email-in tuaj duke vendosur të dhënat tuaja.2. Klikoni katrorin në cepin e majtë të faqes dhe do t’ju shfaqen aplikacionet që përmban Outlook-u. PërzgjidhniOneDrive si në figurën 1. 3. Do të shfaqet një dritare, e cila përmban të gjithë skedarët tuaj. Përzgjidhni një prej tyre.4. Në ikonat që shfaqen në dritare përzgjidhni Upload.Fig. 1Fig. 23.344
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50