Page 47 - Demo
P. 47
TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNET5. Me klikimin e File apo Folder do të shfaqet një dritare, e cila ju mundëson shfletimin nëpër dosjet që ju keni lokalisht në kompjuterin tuaj (fig. 3).6. Përzgjidhni skedarin që doni të shtoni në librarinë e OneDrive dhe klikoni Open. Si rezultat, do t’ju shfaqet mesazhi që ky skedar po ngarkohet. Pas ngarkimit skedari shfaqet në librari (fig. 4). Si të shkarkosh një skedar nga një shfletues webPër të realizuar një shkarkim nga një website, si fillim, duhet të klikoni mbi një link shkarkimi, i cili mund të paraqitet në forma të ndryshme, si tekst ose imazh. Le të shikojmë shkarkimin e një skedari nëpërmjet shfletuesit Google Chrome.1. Mbasi klikoni një link për të marrë një skedar, shfletuesi nis shkarkimin automatikisht ose shfaq një dritare dialoguese, ku pyet nëse doni që skedari të hapet apo të ruhet (fig. 5). Secila prej mundësive është e konfigurueshme te menuja Settings e shfletuesit. 2. Mbasi ka përfunduar shkarkimi, një dritare e vogël do të shfaqet në fund të faqes në të majtë të dritares së shfletuesit.3. Kliko mbi të për ta hapur skedarin ose shigjetën në të djathtë për të hapur direktorinë, ku është ruajtur skedari.Fig. 3Fig. 4Fig. 545

