Page 48 - Demo
P. 48


                                    TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNETProcesi i shkarkimit të një skedari nuk ndikon në proceset e tjera të zhvilluara në motorin e kërkimit, ndaj ju mund të punoni, ndërkohë që skedari po shkarkohet. Shkarkimi i skedarit mund të ndërpritet nëse ju mbyllni dritaren e motorit të kërkimit ose duke zgjedhur opsionin Cancel. Rregulla për të mbrojtur kompjuterin nga shkarkimet mashtruese Kërkimet e reja tregojnë për një rritje të shkarkimeve mashtruese, që përbën një kërcënim për një numër të madh vendesh në botë. Në momentin që ne vendosim të shkarkojmë programe në kompjuterin tonë, duhet të shikojmë me vëmendje URL-në si dhe të bëjmë kujdes se cili është autori i tyre. Ndodh shpesh që disa hakera falsifikojnë programe, në mënyrë që të vjedhin të dhëna të rëndësishme që gjithsecili prej nesh mund të ruajë në kompjuter. Shkarkimet mashtruese janë programe të ligjshme për t’u shkarkuar (zakonisht pa pagese), siç janë programet aplikative, lojërat ose muzika që kriminelët kibernetikë e ofrojnë me qëllim të keq. Për shembull, ju mund të merrni një email, i cili përmban një skedar dhe kur ju përpiqeni ta hapni atë, ju shfaqet një mesazh. Përmbajtja e tij ju tregon se nuk keni të drejtë ta hapni skedarin pa instaluar një program, të cilin ju mund ta shkarkoni në faqen që hapët. Kur ju klikoni shkarko, bashkë me të shkarkohen dhe programet malware (viruse) pa dijeninë tuaj. Në këtë mënyrë mund të realizohet një krim kibernetik në kompjuterin tuaj. Ju mund t’i shmangni shkarkimet mashtruese duke pasur parasysh disa rregulla.• Mendoni para se të klikoni.• Shkarkoni programe vetëm nga faqe të besueshme.• Lejoni përditësimin automatik, në mënyrë që të keni gjithmonë versionet më të fundit të programeve që po instaloni në kompjuter.• Jeni të sigurt që po përdorni antivirus dhe e mbani të përditësuar atë.Fig. 7 Shembull paralajmërimi malware1. Përse shërbejnë aplikacionet ThinkFree, Microsoft Office 365.2. Cili është funksioni i One Drive? Nëse nuk ke një llogari email-i në Outlook, krijo një të tillë dhe vëzhgo shërbimet që ofron ai.3. Çfarë janë shkarkimet mashtruese dhe si mund t’i shmangim ato?4. Në këtë temë mësuam si të ngarkojmë dhe shkarkojmë skedarë duke përdorur shfletuesin Google Chrome. Provo të ngarkosh dhe shkarkosh një skedar nëpërmjet shfletuesve të tjerë, si Moxilla Firefox ose Internet Explorer. A vë re ndonjë ndryshim? 46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52