Page 49 - Demo
P. 49


                                    Nxënësi/ja:2.1 I Programet e Microsoft Office nëpërmjet GoogleSot ekzistojnë programe të ndryshme që mundësojnë modifikimin e teksteve online. Disa prej tyre janë pa pagesë dhe shumë të thjeshtë për t’u përdorur. Ndër më të përdorurit janë:Office Online, Google Docs, Zoho Writer ose Quip.Zakonisht kjo formë përdoret, kur disa njerëz kanë dëshirë të hartojnë një dokument së bashku dhe kjo formë u lehtëson atyre punën, pasi nuk është e nevojshme të dërgojnë tekstin te çdo person. Nëpërmjet kësaj mënyre personat e grupit janë më mirë të organizuar dhe secili e di se kush bën çfarë. Një nga programet, i cili është dhe i thjeshtë për t’u përdorur, është ai i Google Docs. Për të punuar në grup, në Google Docs, është e rëndësishme që anëtarët e grupit të kenë një adresë email-i në gmail.com. Në këtë mënyrë çdo person që e harton dokumentin, e shpërndan tek anëtarët e tjerë të grupit duke i dhënë linkun ku është ngarkuar skedari. Kështu anëtarët e tjerë kanë mundësi ta modifikojnë atë.Hapat që duhen ndjekur për realizimin e kësaj detyre:1. Hapni adresën tuaj në gmail.com. Nëse nuk e keni një të tillë, mund të krijoni një të re.2. Klikoni ikonën Google apps dhe zgjidhni Drive.3. Më pas do t’ju shfaqet një faqe e re dhe aty klikoni butonin New.4. Do t’ju shfaqen opsionet e llojit të dokumentit që doni të shtoni. Duke qenë se ju doni të ngarkoni thjesht një dokument të shkruar në Word, do të zgjidhni File upload.Nëse doni të ngarkoni një dosje, që përmban disa dokumenta, ju do të zgjidhni Folder upload. Në këtë rast ju, gjithashtu, mund të krijoni skedarë të rinj të llojeve si vijon: • Google Docs, që është një përpunues teksti online, që ju lejon të krijoni dhe formatoni dokumente së bashku me njerëz të tjerë.• Google Sheets, që përpunon dokumente, ku të dhënat organizohen në rreshta dhe kolona (spreadsheet) dhe lejon që shumë persona, njëkohësisht, të punojnë mbi të.• Google Slides, që përpunon dhe krijon prezantime duke lejuar ndarjen e dokumenteve me persona të tjerë.Përpunimi i tekstit online nëpërmjet platformës Google tregon mundësitë e përpunimit të informacioneve nga interneti duke pasur parasysh rëndësinë e tyre; ruan, përpunon apo ngarkon dokumentet në hapësira virtuale, si Google Doc ose në opsione të ngjashme nga USB, PC etj.;Shpesh mësuesi ju ngarkon detyra ose projekte në grup. Për këtë ju duhet t’i mblidhni informacionet dhe më pas të realizoni detyrën/projektin. A dini ju ndonjë mënyrë për kryerjen e detyrave apo projekteve nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për t’u mbledhur dhe diskutuar në grup?Aktivitet:3.447
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53