Page 50 - Demo
P. 50


                                    TEMA 3 KËRKIMI I INFORMACIONEVE NË INTERNET• Google forms, që mundëson krijimin dhe përpunimin e formularëve.5. Mbasi e keni ngarkuar ose krijuar dokumentin në My drive, ju keni mundësinë ta editoni atë onlinedhe çdo ndryshim që ju i bëni, ruhet automatikisht.6. Hapi tjetër është të ndani dokumentin me personat që ju dëshironi, duke ju dhënë mundësinë atyre që të editojnë dokumentin. Kjo bëhet duke klikuar Share, që ndodhet në cepin e djathtë në krye të dritares së browser-it.7. Do t’ju shfaqet një tab, i cili ju jep mundësinë të zgjidhni personat me të cilët dëshironi të ndani dokumentin. Shkruani adresat e emaile-ve të personave me të cilët ju doni të ndani punën tuaj.8. Mbasi keni zgjedhur personat me të cilët doni të ndani dokumentin duke vendosuar adresat e tyre të emaile-it, klikoni Done dhe tashmë ju mund ta modifikoni dokumentin online si grup.9. Nëse klikoni te Get shareable link, përveç linkut ju keni edhe opsionin për të bërë publik dokumentin tuaj në web.10. Nëse ju doni të bëni publik linkun ku ndodhet dokumenti juaj, atëherë klikoni tek Advanced.11. Shfaqet dritarja Sharing settings, ku duke zgjedhur opsionin Change, ju mund të ndryshoni të drejtat e qasjes, si në figurën 1.1. Krijo një grup me tre shokë/shoqe në gmail dhe zgjidh një temë të preferuar tënden. Secili të editojë dokumentin online duke shtuar informacionin e përzgjedhur. Secili të shkruajë një informacion specifik për temën, në mënyrë që të mos ketë përsëritje. 2. Krahaso Google Docs me Microsoft Word. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e secilës prej tyre.3. Lidh me shigjetë.4. Shkruaj një raport në grup së bashku me 5 nxënës të tjerë. Për këtë ndiq hapat:a) hap Google Docs;b) zgjidh template-in e një raporti që ju pëlqen;c) krijo një grup me 5 nxënësit me Google group;d) nda dokumentin me kolegët e tu duke përdorur adresën e grupit të krijuar me Google group;e) nxirr përfundimet e tua për këtë punë në grup.•	 Google Docs•	 Google Sheet•	 Google Slide•	 Google Forms•	 krijon dokumente tekst dhe i përpunon ato.•	 krijon dokumente për përpunimin e të dhënave.•	 krijon dhe përpunon prezantime.•	 ndërton formularë.Fig. 1 Dritare për përcaktimin e publikimit të dokumentit48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54