Page 54 - Demo
P. 54


                                    Nxënësi/ja:IMalware-t (Malicious Software) janë programe keqdashëse, që mund të dëmtojnë një sistem kompjuterik, të ndërhyjnë dhe të marrin të dhënat e një përdoruesi ose të bëjnë kompjuterin të kryejë veprime pa dijeninë ose lejen e pronarit. Ato mund të shfaqen në forma të ndryshme, por të gjitha janë programe të dëmshme, të cilat vjedhin të dhëna, fshijnë dokumente ose shtojnë software-t, që nuk janë miratuar nga përdoruesi. Le të shikojmë disa prej tyre (fig.1):Malware-t dhe mënyrat e mbrojtjes prej tyre identifikon viruset e ndryshme në internet duke pasur parasysh rrezikun e tyre; njihet me mënyrat e mbrojtjes nga malware-t.A ju ka ndodhur që gjatë punës në kompjuter të ndodheni para situatave të tilla, si:• kompjuteri të punojë shumë ngadalë,• në monitor ju shfaqen mesazhe të pazakonta,• harddisku tregon se është i mbushur plot,• programe të ndryshme aktivizohen vetë, pa i dhënë komandën,• disqet CD/DVD hapen dhe mbyllen vetë,• kompjuteri bllokohet shpesh.Të gjitha sa përmendëm më sipër janë shenjat paralajmëruese, që tregojnë se një kompjuter është i infektuar nga virusi. Me njohuritë që keni fituar deri tani, a mund të jepni një përkufizim mbi virusin kompjuterik? Diskutoni me shokët për mënyrat e përhapjes së viruseve. Çfarë mund t’i shtoni listës së mësipërme?Aktivitet:Fig. 1• Virusi kompjuterik është lloji më i zakonshëm i malware-ve dhe është përcaktuar si një program me qëllim të keq, që duke u zbatuar vetë, përhapet duke infektuar programe ose skedarë të tjerë. Ai ka aftësi të shumohet, t’u bashkangjitet programeve ose skedarëve të ndryshëm dhe të shpërndahet me qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e kujtesës, përgjimin dhe vjedhjen e informacionit. Ai infekton:1. Disqe, duke iu bashkangjitur programeve të veçanta në harddisk, të cilat kompjuteri i përdor për ndezjen e tij (Boot Sector).2. Skedarë të programeve ekzekutuese, të tilla si: Word, Excel dhe sistemet operative.3. Skedarë, që u janë bashkangjitur mesazheve të postës elektronike.Virusi kompjuterik përhapet: 1. gjatë përdorimit të pajisjeve të jashtme, që mund të jenë të infektuara (HDD i jashtëm, USB, CD, DVD etj.); 2. hapjes së dokumentave që i janë bashkangjitur email-it; 3. shkarkimit të skedarëve nga faqet web të palincesuara. 4.152
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58