Page 55 - Demo
P. 55
TEMA 4 PËRDORIMI I SIGURTË I INTERNETITSkema e mësipërme përmbledh mënyrat e përhapjes së viruseve në një kompjuter (fig. 2). • Worms (krimbi kompjuterik). Ndryshe nga një virus, krimbi është një program i pavarur, i aftë të shumohet dhe të përhapet në një sistem tjetër kompjuterik, duke shfrytëzuar dobësitë e sistemeve të ndryshme në rrjet.• Trojan Horse (Kali i Trojës) është një program që mund të duket i dobishëm, por në fakt, është programuar t’ia kalojë dikujt tjetër të dhënat e përdoruesit. Ai arrin të vjedhë dhe të marrë informacione shumë personale, siç janë fjalëkalimet dhe numrat e kartave të kreditit.• Spyware-t (spiune) janë programe që mbledhin në mënyrë të fshehtë informacione rreth përdoruesit dhe ua dërgojnë ato palëve të interesuara. Ato monitorojnë dhe regjistrojnë aktivitetin e konsumatorit online ose mbledhin informacione, si nga kartat e kreditit, me qëllim përvetësimin e tyre. Ndryshe nga viruset dhe krimbat, ato nuk shumohen, por janë krijuar për shfrytëzimin e kompjuterave për përfitime të padrejta.• Adware (software i mbështetur nga reklamat) është një lloj malware-i, i cili automatikisht paraqet në ekran reklama pop-up. Shembuj të zakonshëm të adware-ve përfshijnë reklama pop-up në faqet e internetit dhe reklamat që shfaqen nga software-i. Shpesh herë software-i dhe aplikacionet ofrojnë versione «të lira», që lidhen me adware-t. Shumica e reklamave sponsorizohen ose autorizohen nga reklamuesit dhe shërbejnë si mjet për gjenerimin e të ardhurave. Ky program e ngadalëson punën e sistemit.• Spam-i është dërgimi elektronik i mesazheve të pakërkuara në masë nëpërmjet email-it. Por ato mund të përdorin dhe mesazhet e momentit (instant messages), blogjet, forumet web, motorët e kërkimit dhe mediat sociale. Spam-i në të vërtetë nuk është një lloj malware-i, por është shumë e zakonshme që malware-t të përhapen nëpërmjet tij. Mbrojtja e të dhënave nga virusetProgramet antivirus. Një mënyrë e mirë për të mbrojtur kompjuterin nga programet malwareështë instalimi i programit antivirus. Këto lloj programesh shqyrtojnë të gjithë trafikun që hyn dhe del nga kompjuteri juaj në internet. Të gjitha dokumentat që ju hapni, skedarët që Në klasën e X ju keni mësuar që viruset mund të parandalohen duke marrë masa paraprake, si më poshtë:• instalimi dhe përditësimi i programit antivirus;• moshapja e email-it (ose dokumentat e bashkangjitur email-it) që duken të çuditshme ose vijnë nga njerëz që nuk i njihni;• shmangia e faqeve në internet që ofrojnë muzikë ose filma falas; • shmangia e software-ve nga burime jo të besueshme.Diskutoni me shokët mbi mënyrat të tjera për mbrojtjen e kompjuterit nga programet malware.Aktivitet:searching...PC i infektuar PC të tjera në të njëjtin rrjet Faqe interneti të infektuarae-mail i infektuarUSB drive i infektuarHard Disk (HDD) i jashtëm, i infektuarKeqbërës kibernetikFig. 253

