Page 56 - Demo
P. 56
TEMA 4 PËRDORIMI I SIGURTË I INTERNETITju shkarkoni, mesazhet elektronike dhe materialet e bashkangjitura email-eve, shqyrtohen nga antivirusi. Nëse ai gjen elementë të dyshimtë, i vendos ato në karantinë për t’i analizuar më tej dhe për t’i izoluar njëkohësisht, në mënyrë që të mbrojë kompjuterin dhe më pas shkatërrohen. Sot ekzistojnë një numër i madh programesh, të tilla si Avast, AVG, Norton, McAfee. Disa nga programet antivirus tregohet në fgurën 3.Fig. 3 Shembuj programesh antivirusProgramet kundër spiunimit. Në disa raste programet e infiltruara në kompjuterin tuaj mund të ndjekin aktivitetin tuaj në internet ose të regjistrojnë të dhënat që ju shtypni nga tastiera, si p.sh. fjalëkalimet apo kodet e kartës bankare. Programet kundër spiunimit fshijnë nga kompjuteri juaj këto programe vëzhgimi. Programet antispam. Këto programe, në bazë të disa rregullave, vlerësojnë nëse një emailështë i “mirë” apo është për arsye komerciale apo keqdashëse. Në këtë mënyrë, këto programe mund të pengojnë, njëkohësisht, që të futen në kompjuter programe të tjera keqdashëse, që janë të ndërfutura në spam-e.Disa rregulla bazë për t’u mbrojtur nga malware-t janë:• Përditësoni gjithmonë programet e lartpërmendura. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse përditë dalin viruse dhe programe keqdashëse të reja. • Mos injoroni njoftimet për përditësim.• Riinstaloni programet nëse afati i përdorimit të tyre ka mbaruar.• Programi antivirus dhe ai kundër përgjimit është më mirë të jenë të ndryshme. • Sapo të instaloni të tillë programe kryeni një kontroll të plotë të kompjuterit tuaj. Gjithashtu, konfiguroni programet që këtë kontroll ta kryejnë në mënyrë periodike.• Bëni kujdes nëse njoftime ju shfaqen në dritare ndriçuese apo me mesazhe elektronike.• Bëni skanimin e pajisjeve të jashtme të ruajtjes, si flash drive, HDD i jashtëm etj. Skanimi i dosjeve nëpërmjet programeve antivirusShumica e programeve antivirus në përmbajtjen e menuve të tyre kanë opsionin e skanimit të dosjeve të veçanta. Kështu, nëse duam të skanojmë një dosje, pas shkarkimit nga email-i, ku është bashkangjitur duhet të:1. klikojmë me të djathtën e mouse-it mbi dosjen (fig. 4); 2. në dritaren që hapet, zgjedhim opsionin e skanimit, që në rastin tonë është Scan with Microsoft Security Essential;3. nëse në kompjuterin tonë kemi instaluar programe të tjera antivirus, mund të zgjedhim opsionin Scan with + emrin e antivirusit të instaluar;4. në rastet kur kemi më shumë se një dokument për të skanuar njëkohësisht, mbajmë të shtypur butonin Ctrl të tastierës dhe klikojmë dosjet që duam të skanojmë (fig. 5). Pastaj klikojmë me të djathtën mbi dosjen dhe zgjedhim opsionin Scan with.Në rast se dosja përmban një virus, programi antivirus do ta fshijë që aty dhe do ta vendosë në karantinë (izolim). Në këtë mënyrë, sistemi kompjuterik nuk do të infektohet. 54

