Page 57 - Demo
P. 57
TEMA 4 PËRDORIMI I SIGURTË I INTERNETIT Këshilla për antiviruset:1. Gjeni një antivirus vetëm nga burime të njohura dhe të besueshme2. Sigurohuni që keni instaluar versionin e fundit të programit antivirus dhe që ai është konfiguruar të përditësohet automatikisht (figura 6).3. Sigurohuni që antivirusi skanon automatikisht pajisjet e jashtme dhe që mbrotja në kohë reale është aktivizuar.4. Kushtojuni vëmendje vërejtjeve dhe mesazheve paralajmëruese, që dalin herë pas here në monitor nga antivirusi.5. Mos e çaktivizoni apo çinstaloni programin antivirus, edhe nëse ju duket sikur e ngadalëson kompjuterin, bllokon faqet si dhe ju ndalon të instaloni një aplikacion.6. Mos instaloni njëkohësisht disa lloje programesh antivirus, pasi kjo do të shkaktojë çrregullime në kompjuter dhe do të ulë nivelin e sigurisë së tij.1. Trego çfarë janë malware-t dhe përmend disa nga llojet e tyre.2. Jep një përkufizim të virusit kompjuterik dhe shpjego se si vepron ai.3. Cilat janë mënyrat e përhapjes së viruseve?4. Kërko informacion në internet për 10 programet malware më të njohura ndër vite.5. Listo disa nga masat paraprake që mund të marrësh për t’u mbrojtur nga lloje të ndryshme të viruseve.Fig. 4 Fig. 5Fig. 655

