Page 58 - Demo
P. 58
Nxënësi/ja:I Çfarë është siguria e rrjetitSiguria e rrjetit është një temë e gjerë, por në formën e saj më të thjeshtë ajo siguron që njerëzit kureshtarë mos të mund të lexojnë, dhe aq më tepër, të modifikojnë mesazhe që i dedikohen personave të tjerë. Siguria e rrjetit i referohet çdo veprimi të projektuar për të mbrojtur mënyrën e përdorimit, integritetin e rrjetit dhe të dhënave që transmetohen. Çështjet kryesore të sigurisë janë: konfidencialiteti, integriteti, disponueshmëria, autentifikimi. Konfidencialiteti. Qëllimi i tij është mbrojtja e të dhënave nga persona të paautorizuar, si p.sh. në biznes. Kjo parandalon që qasjet e paautorizuara të kuptojnë përmbajtjen e mesazhit. Konfidencialiteti mund të arrihet duke përdorur metodat e njohura të enkriptimit (kodimit) me sistemet e duhura të administrimit të çelësave.Integriteti nënkupton ruajtjen dhe sigurimin e saktësisë dhe qëndrueshmërisë së të dhënave. Funksioni i integritetit është të sigurohet se të dhënat janë të besueshme dhe nuk ndryshohen nga persona të paautorizuar. Ai garanton që të dhënat nuk janë modifikuar, fshirë, zhvendosur gjatë transmetimit nga qasjet e paautorizuara apo sulmet me qëllim të keq. Kjo është e rëndësishme në aplikime, si të bankave, operacioneve ushtarake dhe kontrolleve të pajisjeve (p.sh. mjeteve të transportit hekurudhor apo ajror), ku ndryshime të tilla do të shkaktonin dëme serioze.Disponueshmëria. Funksioni i disponueshmërisë në sigurinë e rrjetit është që të sigurohet që të dhënat, burimet apo shërbimet e rrjetit janë vazhdimisht në dispozicion të përdoruesve të ligjshëm, sa herë që i kërkojnë. Përveç kësaj, disponueshmëria e një rrjeti do të thotë se shërbimet e tij duhet të jenë të qasshme, kur është e nevojshme, edhe në rast të sulmeve të suksesshme. Autentifikimi është thelbësor për të siguruar se të dy nyjet fundore janë ato që pretendojnë të jenë (të vërteta) dhe jo imitues. Pa autentifikimin e duhur, asnjë kërkesë tjetër nuk mund të zbatohet në mënyrë korrekte. P.sh., në qoftë se dy nyje janë duke përdorur çelësa enkriptimi për të shkëmbyer mesazhe të sigurtë dhe njëra prej tyre kompromentohet, si rezultat i Siguria në rrjet dhe kriptografia vlerëson sigurinë e rrjetit dhe njihet me disa nga çështjet kryesore të saj.Rrjetet e transmetimit të të dhënave janë të kërcënuara nga sulme të ndryshme, të cilët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm. Kërkoni në internet dhe tregoni disa shembuj kërcenimesh nga më të bujshmet.Kriptografia është shkenca që studion metodat për kodimin dhe transmetimin e informacioneve duke maskuar kuptimin e mesazheve. Në këtë mënyrë, nëse dikush mund të futet në rrjet dhe të marrë informacionet, ai nuk do të jetë në gjendje t’i lexojë ato. Sigurimi i mesazheve nëpërmjet kriptografisë daton që para erës sonë. Perandori romak Jul Cezari është i pari që njihet në histori, i cili ka përdorur kriptografinë për të dërguar mesazhe te gjeneralët e tij. Bëni një hulumtim në web mbi përdorimin e kriptografisë, kur ka pasur një ndikim rrënjësor në historinë botërore.Aktivitet:Aktivitet:Fig. 1Aspektetë sigurisëAutentifikimi KonfidencialitetiKërkesat e SigurisëIntegriteti Disponueshmëria4.256

