Page 60 - Demo
P. 60
TEMA 4 PËRDORIMI I SIGURTË I INTERNETITmesazhit. Këtë rol në kriptografi e luan kodi Hash. Ai na mundëson të verifikojmë që të dhënat kanë mbetur të pandryshuara, përderisa kriptimi bën që të dhënat të jenë të palexueshme nga përgjuesit. Pra, ky algoritëm krahason pjesë të mesazhit origjinal me një pjesë të mesazhit të marrë. Nëse janë të njëjta, do të thotë se mesazhi është marrë i saktë. Një rast i tillë jepet dhe në figurën 4. 1. Cilat janë çështjet kryesore të sigurisë në rrjet? Shpjego secilën prej tyre.2. Shpjego si zbatohet parimi i kriptografisë në rrjetet kompjuterike për të forcuar sigurinë.3. Jep përkufizimin e enkriptimit dhe dekriptimit.4. Ku ndryshon enkriptimi me çelës simetrik nga ai me çelës publik?5. Lidh me shigjetë: Identifikimi Autentifikimi Autorizimi 6. Në figurën jepet zbatimi i algoritmit Hash. Krahaso mesazhet e mbledhura. Trego nëse mesazhi i marrë është i njëjtë me mesazhin e dërguar. Shpjego pse.• procesi i paraqitjes së një prove që tregon se personi është pikërisht ai që thotë që është. • procesi i përcaktimit apo zbulimit të identitetit të një personi. • verifikimi që një person i identifikuar ka të drejtën për të bërë një veprim.Fig. 4 Zbatimi i algoritmit Hash58

