Page 61 - Demo
P. 61
Nxënësi/ja:2.1 INënshkrime elektronike janë të dhënat elektronike, që shoqërojnë informacione të caktuara gjithashtu në format elektronik. Në të njëjtën kohë, nënshkrimi elektronik është një koncept ligjor, që është i barasvlefshëm me nënshkrimin me dorë dhe ka për qëllim të dëshmojë vullnetin e nënshkruesit. Shembuj nënshkrimesh elektronike janë: një dokument i firmosur me dorë dhe i skanuar, një dokument i firmosur dhe i dërguar me faks, firma e dorës e skanuar dhe e futur në dokument si imazh. Nënshkrime digjitale janë të dhënat digjitale, që i bashkangjiten një dokumenti digjital, të cilat garantojnë identitetin e autorit dhe integritetin e dokumentit. Nënshkrimi digjital ka të bëjë me aplikimin e mekanizmave kriptografike në përmbajtjen e një mesazhi ose dokumenti me qëllim që t›i tregojë pranuesit të mesazhit se dërguesi i mesazhit është i vërtetë (autentifikimi), që ky i fundit nuk mund ta mohojë se ai/ajo ka dërguar mesazhin (mosrefuzimi) dhe se mesazhi nuk është ndryshuar që nga lëshimi i tij (integriteti). Nënshkrimi digjital duhet jo vetëm të lidhet me nënshkrimin e përdoruesit, por edhe me mesazhin. Këto lejojnë të verifikojmë autorin, datën dhe kohën e nënshkrimit si dhe të vërtetojmë përmbajtjen e mesazhit. Nënshkrimet digjitale janë përdorur zakonisht për shpërndarjen e software-ve, transaksioneve financiare si dhe në raste të tjera, ku është e rëndësishme për të zbuluar falsifikimin.Nënshkrimi digjital demonstron nëpërmjet punës me projekte se si funksionon mënyra e nënshkrimit digjital.Në komunikimin e zakonshëm vërtetësia e shumë dokumentave ligjore, financiare e të tjera, përcaktohet nga prania e nënshkrimit të autorizuar me dorë (firma). Ndërsa në sistemet kompjuterike problemi i vërtetësisë është më kompleks. A mund të thoni kuptimin e nënshkrimit elektronik dhe atij digjital? Cili është ndryshimi ndërmjet tyre?Shpesh në tekste jeni hasur me fjalën autentike. E dini ju kuptimin e saj?Po në teknologjinë e informacionit ç’kuptoni me termin e autenticitetit të informacionit? Aktivitet:Aktivitet: Çfarë është autenticiteti i informacionit?Me autenticitet kuptojmë cilësinë ose kriterin për të qenë i besueshëm, i vërtetë, origjinal, pra, diçka që nuk është e kopjuar apo false. Por çfarë kuptoni me autenticitetin në teknologjinë e informacionit? Autenticiteti i informacionit është siguria që një mesazh, transaksion apo ndonjë shkëmbim tjetër informacioni është nga burimi, nga i cili ai deklaron të jetë. Ai ka të bëjë me provën e identitetit.Fig. 1 Nënshkrim elektronik4.359

