Page 63 - Demo
P. 63
TEMA 4 PËRDORIMI I SIGURTË I INTERNETIT1. Trego ndryshimin ndërmjet nënshkrimit elektronik dhe atij digjital.2. Shpego termin e autenticitetit në teknologjinë e informacionit.3. Në dritaren Prepare the document for distribution shpjego funksionin e secilës prej komandave.4. Si e interpreton faktin që opsioni Add a Digital Signature ofron edhe sigurinë dhe vërtetësinë e dokumentit? Mark as Final. U bën me dije lexuesve që dokumenti është përfundimtar dhe ofrohet vetëm me të drejta leximi.Encrypt with Password. Rrit sigurinë e dokumentit nëpërmjet përdorimit të fjalëkalimit.Restrict Editing. U lejon të tjerëve qasje në dokument, ndërkohë që kontrollon llojet e ndryshimeve, që të tjerët mund të bëjnë.Restrict Access. U lejon të tjerëve qasje në dokument, ndërkohë që u kufizon atyre mundësinë për ta modifikuar, kopjuar apo printuar atë.Add a digital Signature. Sigurimi i integritetit të dokumentit duke shtuar nënshkrimin digjital, i cili është i padukshëm.Shtimi i nënshkrimit digjital të padukshëm në Word, Excel ose PowerPointPër të mbrojtur origjinalitetin e përmbajtjes së një dokumenti, mund të shtoni një nënshkrim digjital të padukshëm. Dokumentet e nënshkruara kanë butonin Nënshkrimet në pjesën e poshtme të dokumentit. Për të shtuar një nënshkrim të padukshëm ndiqni hapat:1. klikoni File tab/Info;2. zgjidhni Protect Document;3. në menunë që shfaqet, zgjidhni Add a Digital Signature;4. në mesazhin që shfaqet, shtypni butonin OK;5. në dritaren dialoguese Sign, rubrika Purpose for signing this document, shkruani qëllimin dhe pastaj klikoni Sign (fig. 5) .6. pasi skedari është nënshkruar në mënyrë digjitale, shfaqet butoni Signatures dhe skedari bëhet vetëm për lexim për të parandaluar modifikimet.Fig. 561

